Marrin fund problematikat për Bajramin, Empoli jep lejen! Futbollisti së shpejti me Kombëtaren

Marrin fund problematikat për Bajramin, Empoli jep lejen! Futbollisti së shpejti me Kombëtaren

Nedim Bajrami do grumbullohet me kombëtaren shqiptare ditën e sotme, por për shkak të vonesës do të humbasë ndeshjen e së enjtes kundër Polonisë.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë klubi i Empolit që fillimisht refuzoi të lejonte lojtarin të bashkohej me kuqezinjtë. Kjo sepse ftesa shkoi me shumë vonesë, duke qenë se Bajrami ishte në gjyq me FIFA-n dhe Zvicrën për shkak se nuk e lejonin të lunte me Shqipërinë. Të hënën ndërkohë CAS vendosi në favor të futbollistit dhe FSHF-së.

Gjithsesi pas shumë bisedimeve me klubin e Empolit drejtuesit e FSHF-së kanë mundur të marrin lejen që futbollistë të bashkohet me kombëtaren në Varshavë. Trajneri Reja me shumë mundësi do ta ketë lojtarin të gatshëm vetëm për dy sfidat e tjera me Hungarinë të dielën dhe San Marinon të mërkurën.

Ne.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Gjatë fundjavës do të kërkoni harmoni në marrëdhëniet tuaja...çfarë kanë rezervuar yjet për sot

Gjatë fundjavës do të kërkoni harmoni në marrëdhëniet tuaja...çfarë kanë rezervuar yjet për sot