Marrin peng 29 vjecarin
arrestohen 4 vlonjate

Marrin peng 29 vjecarin<br />arrestohen 4 vlonjate
VLORE- Katër persona janë arrestuar nga policia e Vlorës pasi akuzohen se kanë rrëmbyer për qëllime përfitimi një 29 vjeçar me banim në Durrës.

Sipas policisë pengmarrja ndodhi dy ditë më parë, më 22 shkurt kur katër të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë rrëmbyer shtetasin G. F. dhe e kanë mbajtur atë në një banesë në qytetin e Vlorës me qëllim përfitimin e një sasie të konsiderueshme lekësh nga familjarët e tij.

Policia thotë se arrestimi I tyre është bërë në momentin e shkëmbimit të parave me familjarët.

“Menjëherë me marrjen në dijeni të ngjarjes kriminale, strukturat e Krimeve të Rënda dhe ata ëe Operacioneve Speciale në Drejtorinë e Policisë Vlorë në bashkpunim me Prokurorinë e Krimeve të Rënda Tiranë kanë kryer veprime të shpejta hetimore dhe fale një operacioni të mirëorganizuar kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të katër shtetasve të mësipërm gjatë shkëmbimit të parave me familjarët si dhe lirimin e pengut pa pasoja për shëndetin e tij.”- thuhet në njoftimin për shtyp të policisë së Vlorës.

Të arrestuarit e operacionit të koduar Spitalla janë Aldi Fatmir Rexhaj, vjec 23, banues ne fshatin Kropisht-Vlore; Arten ( Afrim) Fatmir Rexhaj, vjec 32, lindur në Kropisht e banues në fshatin Alikok; Aranit Lame Dedenika (Bojku), vjec 30, lindur në fshatin Tërbac e banues në Vlorë; Fiodor Sotir Laraj, vjec 28, banues në Vlorë.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Krimeve të Rënda për veprën penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë” e kryer në kushtet e bashkëpunimit e mbetur në tentativë parashikuar nga neni 109/b dhe 25 i Kodit Penal.
(sg/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Si do e drejtojë Kuvendin Elisa Spiropali krahasuar me Lindita Nikollën?



×

Lajmi i fundit

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane

Presidenti Steinmeier i kërkon falje Polonisë për krimet gjermane