TIRANE - Fatjon Pashtranjaku është arrestuar sot nga komisariati numër 2 i policisë së Tiranës pasi akuzohet se ka mbajtur peng për 10 orë një 36-vjeçar. Sipas policisë pengmarrja kishte motiv një borxh prej 200 mijë paundësh. 36 vjeçari është është mbajtur peng në një lokal "Play" tek Komuna e Parisit.

Pengu Erjon Muhametaj është dhunuar fizikisht dhe psikologjikisht nga pengmarrësit gjatë 10 orëve që është mbajtur peng. Policia thotë se dy persona të tjerë janë shpallur në kërkim. Ata janë Ilir Malaj 37 vjeç dhe Dritan Brisku 41 vjeç.

Në cilesinë e provës materiale u sekuestruan automjeti tip “Benz ML” me ngjyrë gri dhe targa KY 56WFD në pronësi të shtetasit Dritan Brisku si dhe automjeti tip “Mercedez Benz 190” me targa TR 4481 H në pronësi të shtetasit Fatjon Pashtranjaku. Policia bën të ditur se po punohet për kapjen e shtetasve Ilir Malaj dhe Dritan Brisku.

Redaksia Online
(sg/Shqiptarja.com)