Marsela Çibukaj është një ndër këngëtaret shqiptare që ka spikatur me zërin e saj, duke u kthyer në një figurë shumë të dashur për publikun.
Ajo rrëfeu historinë e dashurisë me këngëtarin Vitmar Basha në programin “Rudina”, ku ishin të ftuar,
“Ndonjëherë na marrin mësysh dhe zihemi. Vitmari është ai më i qëndrueshmi sepse ne vajzat na merr pak më shumë emotiviteti.
Vitmari kapet tek thelbi, unë tek detajet. Thelbi është që ka ndjenja të sinqerta dhe të ndërthurura me pasionet, të cilat i kemi që në vegjëli. Muzika është nga të parat, por jo vetëm, udhëtimet na pëlqejnë, edhe gatimi na pëlqen”, shprehet Marsela.
Ata kanë qenë miq të mirë e zbuluan se kishte më shumë ndjenja dhe ajo marrëdhënie duhej të avanconte.
“Mund të themi që Marsela është kaosi, unë jam rregulli, e çuditshmja. Marsela është kreativiteti, e cila me dy nota arrin të krijojë këngë. Kaosi që e karakterizon bën që të krijojë gjëra shumë të bukura”, është shprehur Vitamari në lidhje me Marselën.
Vitmari ishte i pari që e bëri publike lidhjen e tyre, me lançimin e albumit të tij me titull “9”,që i dedikohej Marselës.
Sipas rrëfimit të tyre, kanë 1 vit e 8 muaj që janë në një lidhje dashurie.
“Unë dukem sikur jam i ndrojtur, si ai që nuk flet, që nuk vepron, por në të vërtetë jam unë ai që mbrapa kuintave… Shkuam pimë një kafe, pastaj filuan mesazhet. Unë shkoja e shikoja kur Marsela luante live, ajo vinte kur unë isha live”, ka rrëfyer këngëtari momentin e performancave në "Këngën Magjike", ku edhe ishin rivalë me njëri-tjetrin.
Marsela ka treguar një moment të tyre që e ruajnë në mënyrë shumë të veçantë...vallëzimin nën shi.
“Ishte vonë, binte shi, po ktheheshim për në shtëpi, Vitmari vendosi një CD dhe më ftoi të vallëzonim.
Situata ishte shumë sureale, sepse të vallëzosh nën shi, një djalë që të fton të dalim jashtë dhe të vallëzojmë nën shi.
Aty ndodhi dhe puthja e magjishme, e ja ku jemi këtu, edhe me zënkat tona”, ka thënë Marsela.
Të dy janë një ndër çiftet më të lezetshme në botën e artit, ku me karakteristikat e tyre vetëm plotësojnë njëri-tjetrin.
Kujtojmë që Marsela, së fundmi ishte edhe preszantuese krah Bujar Kapexhiut në “Festivalin e XI-të në Bunk’Art 1”.
Festivali i dizenjuar sipas periudhës së ashpër komuniste, ku u rikthyen emra të njohur të muzikës së asaj kohe, të cilët thyen rregullat me performancat e tyre.