Artistja e madhe Justina Aliaj është rikthyer për publikun shqiptar në Festivalin e 11-të të Këngës, një projekt ambicioz që u mbajt në Bunk’art1 për tri netë me radhë dhe që riktheu emocionet e festivalit të 47 viteve më parë.
Ishte padyshim surpriza e këtij spektakli, një artiste që i kishte munguar publikut shqiptar dhe që duartrokit gjatë prej artdashësve që kishin tejmbushur skenën.
E ftuar në “Rreze Dielli”, këngëtarja e madhe ka folur rreth prapaskenave të Festivalit të 11 të këngës në vitin 1972, që do e dënonte atë duke vendosur një barrierë mes artistes dhe skenës. Megjithatë, e kthyer pas në kohë, me vështrimin që tregon shumë, Justina ka treguar se mundohet të kujtojë gjërat e bukura të asaj kohe.
“Festivali i 11 i vitit 1972 nuk harrohet, me qënien time them se nëse nuk kam nostalgji për të kaluarën, nuk kam as të ardhmen. Mundohem të marr të mirat e saja, kam jetuar, kush është ajo që më theu? Quhem e dënuar. Ka shumë gjëra që e turbulluan atë festival. Nesë do, kur të duash e gjen gabimin. Ne nuk menduam se kemi dicka keq, sepse asnjëri nga artistët nuk kemi pas zili për njëri tjetrin. Ne ishim stil në vete, nuk mund të më thonin që ti I jep helm publikut. Pika ime e fortë ka qënë që isha vetvetja. Në cdo lloj situate, në cdo lloj takimi nëse je vetvetja, mbetesh i njëjti”, shprehet Justina Aliaj.
Me qetësinë që e karakterizon në bisedë, edhe pse është një emër i madh që shkruajti një faqe të rëndësishme të historisë së muzikës shqiptare, ajo flet edhe për virtytin që i vihet re në çdo dalje: Thjeshtësinë!
“Mendoj që nuk është ndonjë gjë e madhja e imja, sepse nuk kemi pse shesim mend ndaj njëri tjetrit. Thjeshtësia është një mrekulli ta kesh, thjeshtësisë nuk i ikën kurrë moda, është gjëja e parë që duhet të karakterizojë njeriun”, thotë në emisionin “Rreze Dielli” artistja.
D.M./G.M./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
23 Dhjetor, 23:33
Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?
-
Të drejtë
14.9%
-
Të gabuar
81.7%
-
Nuk e di
3.3%
Vota total: 3888
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Eksperti shpjegon: Ja si bëhen klikimet në rrjetet sociale si Instagram dhe Tik-Tok
21 Shkurt 2023, 12:10
-
Specialisti Ylli Merja në Report Tv: Glikoja e arrës dhe propolisi me rigon, zgjidhja për të kuruar gastritin
20 Shkurt 2023, 13:01
-
‘Javë plot energji dhe pozitivitet’, parashikimi i yjeve sipas astrologut Jorgo Pulla:Ja shenjat që duhet të tregojnë kujdes
20 Shkurt 2023, 12:36
-
‘Surpriza të bukura në karrierë por tregoni kujdes në dashuri’ parashikimi i yjeve sipas astrologut Jorgo Pulla: Ja shenjat më të favorizuara
13 Shkurt 2023, 11:31
-
“Unike…me Taban”, Aurela Gaçe promovon albumin e saj të ri dhe sjell bashkëpunimin e veçantë
10 Shkurt 2023, 14:36
-
Humbi shikimin në moshën 16-vjeçare, fizioterapisti i verbër rrëfen në “Rreze Dielli” historinë e jetës së tij
10 Shkurt 2023, 14:22
-
Cilat janë disa shenja në ciklin menstrual që nuk duhet t’i injoroni? Gjinekologia Mimoza Keta në “Rreze Dielli” jep këto këshilla
8 Shkurt 2023, 15:19
-
Skema e pensioneve për 2023, ekspertja në “Rreze Dielli”: Nga dokumentat, afatet dhe kushtet për të përfituar, ja gjithçka që duhet të dini
19 Janar 2023, 17:13
-
Kapriçozë dhe të vështirë? Stilistja shqiptare që ka veshur Rihanna-n dhe Maria De Filippi rrëfen në “Rreze Dielli” eksperiencat e saj me yjet botërorë: Ja ‘defektet’ e tyre në stil
19 Janar 2023, 16:28
-
Vuani nga stresi apo depresioni? Specialisti Ylli Merja në Report TV: Ja si ta luftoni me kura bimore dhe të gjeni qetësi mendore
16 Janar 2023, 15:18
-
Historia prekëse/ Prej 18 vitesh lufton me depresionin, 35-vjeçari rrëfen kalvarin e vuajtjeve në “Rreze Dielli” dhe si arriti të kurohej falë dr. Ylli Merjas
16 Janar 2023, 13:19
-
‘’Ndikimet planetare do të krijojnë mundësi të reja këtë javë”, parashikimi i yjeve sipas astrologut Jorgo Pulla: Ja shenjat më të favorizuara (VIDEO)
16 Janar 2023, 11:38