Taulant Balla u bëri thirrje sot të gjithë shqiptarëve që t’i bashkohen marshimit në mbështetje të ish komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nën moton ‘Drejtësi, jo politikë’.

Në postimin e tij të fundit në Facebook, kreu i grupit parlamamentar të Partisë Socialiste u shfaq në krah të Endrit Thaçit, djalit të Hashim Thaçit dhe këngëtarit Ylli Limani.

“Të gjithë shqiptarët, në Kosovë, në diasporë, në Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Mal të Zi, Çamëri, ejani në Prishtinë” tha Balla

Marshimi i sotëm organizohet nga platforma “Liria ka Emër”. Tubimi do të mbahet në sheshin “Skënderbeu”.

Organizatorët parashikojnë një pjesëmarrje prej 200 mijë qytetarësh nga të gjitha trevat. Sipas tyre marshimi synon të kundërshtojë procesin gjyqësor ndaj ish-drejtuesve të UÇK-së dhe të kërkojë trajtim të paanshëm në drejtësi.

Programi përfshin pjesë muzikore dhe aktivitete të ndryshme.  Autoritetet kanë angazhuar forca policore, zjarrfikës dhe ekipe emergjente për të garantuar rendin dhe sigurinë. Organizatorët kanë siguruar transport me autobusë nga të gjitha komunat për të mundësuar pjesëmarrjen në kryeqytet.


Lajmi kryesor:

LIVE TV - ‘Drejtësi, jo politikë’, mijëra shqiptarë protestë në Prishtinë për krerët e UÇK-së! Iu bashkohet edhe Vjosa Osmani