Marsida Koni, kjo interpretuese ideale e muzikës shqiptare

Marsida Koni, kjo interpretuese ideale e muzikës shqiptare

Marsida Koni

Shqipëria është një vend i vogël malor në Gadishullin e Ballkanit me një vijë bregdetare të gjatë, të shtrirë gjatë  detit Adriatik dhe Jon. Informacioni për të filloi të përhapet në pjesën tjetër të botës, të behet i njohur gradualisht relativisht vonë, kur  komunizmi kishte humbur kontrollin e tij në vitin 1990. Sot, pothuajse 30 vjet më vonë, ajo shfaqet rregullisht në broshurat e udhëtimit, duke u përpjekur të vendoset si një destinacion pushimi në të njëjtin nivel me vendet e reja në zhvillim si shtetet fqinje, të gjitha pjesë e ish Jugosllavisë. Edhe tani, kur më shumë se 80.000 shtetas britanike vizitojnë këtë vend çdo vit, ende  shumë pak dihet rreth arteve të saj, me saktë rreth muzikës së këtij vendi.

Ndërkohë që disa CD që përfshijnë muzikë për piano të disa kompozitorëve dhe disa këngë janë publikuar që në 2006-n, kjo CD e re ofron jo vetëm njohuri të mëtejshme, por është gjithashtu një përzierje shumë e këndshme dhe përthithëse e zhanreve te ndryshëm.  

Në të vërtetë, në CD janë  dy breza kompozitorësh shqiptarë: Simon Gjoni, Cesk Zadeja dhe Tonin Harapi i përkasin brezit të parë të kompozitorëve profesionistë të vendit, të gjithë të lindur në 1920-n. Disa kishin studiuar në Moskë, por kthehen në kryeqytet, qendrën artistike, Tiranë, për të udhëhequr jetën kulturore ndërkohë që vendi vuante nga izolimi ndërkombëtar në vitet ‘50-‘60.

Por me brezin e dytë të kompozitorëve si Pëllumb Vorpsi, Thomas Simaku, Vasil Tole dhe të tjerë, muzika shqiptare mori shtysë edhe pse kishte tendencë të mbetej tradicionalisht e orientuar me një venë klasiko-romantike në zemrën e saj si dhe thellësisht e lidhur me muzikën folklorike të vendit. 

Duke patur parasysh izolimin total të Shqipërisë, muzika e saj dhe artet në përgjithësi nuk kanë mbajtur ritmin me zhvillimet bashkëkohore me vendet e tjera perëndimore.. 

Ne hartimin e përzgjedhjes se këtyre veprave, pianistja shqiptare Marsida Koni, e cila tani ka një karrierë muzikore në Itali, ka zgjedhur të përfshijë ato pjesë që shënuan udhëtimin e saj muzikor nga fëmijëria e në vazhdim. 

Pjesa e hapjes - “Duaje emrin tënd” e Thomas Simakut është një shembull perfekt i romanticizmit tërheqës, melankolik që karakterizon disa nga pjesët muzikore në CD. Shqipëria dhe Italia natyrshëm ndajnë kulturën e Adriatikut dhe kjo është e dukshme në këtë pjesë të parë dhe gjithashtu edhe në titullin e dyfishte të pjesëve të tjera në vazhdim. Në të kundërt, tema e cila Pellumb Vorpsi përdor si bazë për një sërë variacionesh është e qartë që është  e frymëzuar nga folklori, sicc nënkupton dhe vetë titulli. Ndryshimet që e pasojnë janë lisztiane në konceptim, duke kontrastuar bravurën me solemnitetin e saj, me inventivitetin harmonik me emente modale, duke çuar në rreth nëntë minuta muzikën pianistike totalisht të angazhuar. 

Shtate pjesët nga Kozma Lara që e pasojnë, janë miniatura të ndryshme që kujtojnë shpesh  ngjashmërinë e shkrimit të frymëzuar në folklor  të kompozitorit norvegjes Grieg në pjesët e tij “Lyrick”.  Secila ka hijeshinë dhe karakterin e saj të veccantë  sharm dhe karakter të veccantë dhe mbeten të kënaqshme për t’i dëgjuar përsëri. 

“Toccata” që vijon, - e para nga katër pjesët e Feim Ibrahimit, është e një bote tjetër, formon një gjuhë mjaft të ndryshme muzikore. Pavarësisht nga i gjithë kompleksiteti ritmik dhe harmonik, ai mban një sens të fortë lirik, përveç disa momenteve gjatë rrugës, vepra përbën një pjesë koncertale efektive në këtë zhanër. “Valle e vogël” kombinon elementet e valles popullore me elementet lirike, ndërsa “Ninna nanna” përdorimin efektiv të kësaj të fundit.

Dy pjesët e ofruara nga Cesk Zadeja janë të dyja shumë hamonike dhe kombinojnë një element popullor dhe  duket sikur tregon më shumë për muzikën e Turqisë dhe Lindjes së mesme me pianizëm të efektshëm dhe virtuoz. Tokata bën përdorimin  notave të përsëritura dhe riviziton botën e bravurës se Lisztit.

Kontributi i vetëm i Simon Gjonit me “Lule bore” (Hortensia) është krijimi pothuajse si një vallëzim i shkurtër, tango delikate, e cila shfaqet në mënyre stilistike për të qenë i frymëzuar më tepër nga lulja sesa nga oratori romak.

“Rondo” e Vasil Toles lëviz përpara përsëri në mënyrë harmonike dhe në 10 minuta, kjo është pjesa më e gjate e CD-së. Ndonjëherë ajo vuan nga ky fakt, por sicc  na thotë edhe informacioni, kompozitori është “ i famshëm” për mbështetjen e konceptit të rikonstruktimit të muzikës. Kështu që ndoshta është thjesht një pyetje: Kur një Rondo nuk është një rondo? 

Dy pjesët e shkurtra nga Limoz Dizdari shënojnë një rikthim të një stili harmonik më të thjeshtë, i pari neë gjendje melankolike, e dyta, e përshkruar si Valle, me siguri shfaq me tepër jetë, por përveç disa ritmeve interesante nuk mund të përshkruhet si një vallëzim edhe pse është i këndshëm. 

Tonin Tarapi ishte lënë pjesa e fundit ne CD. Konsiderohet “Artist i popullit” i gjeneratës së parë të kompozitorëve shqiptarë, kompozimet e tij përfshijnë gjithë zhanrat, duke mbetur jashtëzakonisht ekspresive e me një mendim të lidhur me strukturen tradicionale me format e larmishme të cilat ai i përshtati për të punuar. Secila nga shtatë pjesët e ndryshme e dëshmojnë këtë. Te gjitha janë meë pak se 2 minuta në gjatësi, me një pjesë finale “Këngë” Cd përmbyllet në një gjendje melankolike të hasur në fillim.

Marsida Koni duket te jete eksonenti ideal për këtë muzike. Ndjehet komode  si në pjesët  nostalgjike dhe romantike, duke mos zvogëluar apo thjeshtëzuar kurrë asgjë dhe me një teknike të aftë për të luajtur ato pasazhe të Virtuozitetit Lisztian me një vetëbesim teë madh.

Piano është e akorduar mirë dhe libri i CD është mese i kuptueshëm në termat e biografive të kompozitorëve dhe informacionin e shkurtër mbi muzikalitetin e tyre, kur është e nevojshme. …. Nuk thuhet pothuajse asgjë për secilën nga pjesët në CD, por muzika flet vetë.

Unë dija shumë pak rreth muzikës shqiptare për piano derisa dëgjova këtë CD të këndshme dhe informuese, e cila është gjithashtu kaq rifreskuese si vete vendi i vet, ajo shfaqet nga deformimi i kohës ku melodia e pastër ende konsiderohet e pranueshme. Kjo CD sigurisht që më ka bërë të dua, të njoh më tepër këtë vend, njerëzit e tij, gjuhen e folur dhe mbi të gjitha muzikën e tij.

Përktheu: Lorena Kasa
* Philip R Buttall, pianist, kompozitor, profesor e studiues i shquar anglez

/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen

Këlliçi në SPAK, Valteri: I implikuar edhe me bursa në call center! Do japë llogari, ishte aq i shqetësuar sa aludoi edhe ndarjen