Martesat gay, Kleri: Njohim
vetëm familjen burrë e grua
Për komunitetet kryesore fetare në vend, propozimi i “Avokatit të Popullit” është absurd dhe i papranueshëm.
TIRANE- Për komunitetet kryesore fetare në vend, propozimi i “Avokatit të Popullit” është absurd dhe i papranueshëm. Përfaqësuesit e Komunitetit Mysliman, Kishës Katolike dhe Kishës Ortodokse thonë se vazhdojnë të mbajnë të njëjtin qëndrim të palëkundër, ndaj çdo nisme të tillë, ashtu si në vitin 2009-ë, kur idenë e hodhi edhe ish-kryeministri Berisha. “Unë nuk e di propozimin konkret, por ne si komunitetet jemi kateegorikisht kundër kësaj. Martesa të tilla janë kundër natyrës njerëzore, janë kundër vetë jetës, ndaj asnjëherë nuk do të kenë mirëkuptimin tonë. Pas lejimit të martesës, ata do të kërkojnë edhe birësimet e fëmijëve, dhe pastaj do të kërkohet edhe një ligj i tillë. Ne nuk lëshojmë pe në këtë drejtim, pasi feja jonë ka për detyrë të mbrojë familjen natyrale dhe familja natyrale është e përbërë nga një grua dhe një burrë”, - na thotë Agron Hoxha, përfaqësues i Komunitetit Mysliman në vendin tonë, i cili shton që edhe nëse “Avokati i Popullit” do që ta ketë në axhendën e prioriteteve të tij këtë çështje, ajo duhet të jetë e fundit.
Po të njëjtën qëndrim mban edhe Kisha Katolike e Shqipërisë. “Kisha katolike është ekskluzivisht për martesën midis një burri dhe një gruaje. Ne nuk njohim asnjë formë tjetër lidhje në martesë dhe nuk mund të ketë forma të tjera të bashkimit të shenjtë. Ne jemi të vendosur të mbrojmë familjen që për ne është e shenjtë”, - na thotë Albert Nikolla, përfaqësues i kishës katolike në vendin tonë.
Ndërsa po ashtu edhe Ortodoksët mbajnë të njëjtin qëndrim kritik ndaj martesave të të njëjtës gjini. “Kjo është një çështje e debatueshme dhe që është refuzuar nga pjesa më e madhe e vendeve të botës, kështu që qëndrimi ynë është totalisht kundër këtij propozimi. Ne jemi për vazhdimësinë natyrale të familjes dhe kjo vazhdimësi nuk mund të jetë e siguruar kur familja përbëhet nga dy burra ose dy gra. Nuk ka asnjë arsye që të na bëjë të tërhiqemi nga qëndrimet tona të bëra publike sa herë diskutohen çështje të tilla”, - na thonë përfaqësuesit e Kishës Ortodokse.
KlerikëtNë vitin 2009, kur ish-kryeministri propozoi miratimin e një ligji për martesat gay, fetë katolike në vend u bashkuan dhe i nisën një letër të hapur qeverisë, ku i kërkonin të mos merrte një vendim të tillë në kundërshtim me ligjet e natyrës dhe parimet e fesë
Shkrimi u publikua sot (26.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)Redaksia Online(d.d/shqiptarja.com)
Sondazhi i ditës:
A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?
-
Po
52.8%
-
Jo
41.5%
-
Nuk e di
5.7%
Vota total: 7023
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Champions League/ S'ka mrekulli në 'Elbasan Arena', Egnatia eliminohet me penallti nga Borac Banja
18 Korrik, 08:39
-
'Më bukur s'ka në botë', turistët e huaj dhe vendas tregojnë përshtypjet nga Ksamili dhe Saranda: Çmimet janë të arsyeshme
18 Korrik, 08:30
-
'Më duhet një pushim shumë i gjatë', Adele heq dorë nga muzika?
18 Korrik, 08:07
-
Kandidati për nënpresident, Vance mban fjalimin në Kuvendin e Republikanëve: Amerika do jetë sërish e mrekullueshme, do fitojmë
18 Korrik, 07:45
-
Joe Biden rezulton pozitiv me COVID! Reflekton për tërheqjen nga gara: A mund të fitojë Harris? (VIDEO)
18 Korrik, 07:26
-
Dashuria po ecën mirë, por...çfarë thonë yjet për ju sot
18 Korrik, 07:06
-
Ish-ushtari i UÇK-së ndalohet në Maqedoninë e Veriut, me fletëarrest të lëshuar nga Serbia
17 Korrik, 22:45
-
Temperaturat e larta, mjekët: Shmangni daljen jashtë, vishni lehtë fëmijët! Kujdes me ajrin e kondicionuar
17 Korrik, 22:36
-
Sezoni turistik, gazetari Tanini: I fyejmë shqiptarët e Kosovës, u ngremë çmimet
17 Korrik, 22:32
-
Sezoni turistik, në Sarandë ka rënie të pushuesve familjarë
17 Korrik, 22:27
-
Janë rritur çmimet në Jug? Gazetari i Report Tv nga Vlora: Dreka vjet në një restorant në Nartë shkonte 50 mijë lekë, sivjet deri në 70 mijë
17 Korrik, 22:11
-
Vuçiç takim me Olaf Scholz, presidenti dhe kancelari gjerman do të bisedojnë për Kosovën
17 Korrik, 22:06