Martesat gay, Pinderi: Fryma agresive
e deputetëve, kundra Europës

Martesat gay, Pinderi: Fryma agresive<br />e deputetëve, kundra Europës
TIRANE- Xheni Karaj dhe Kristi Pinderi dy përfaqësues të komunitetit LGBT  reagojnë ndaj deklaratës së deputetes së PD-së Mesila Doda e cila është shprehur kundër një pr/ligji për ligjërimin e martesave gay .

Përmes një deklarate ato i bëjnë thirrje deputetëve të përfshihen në debat me argumente dhe j me lincime, frymë agresive dhe thirrje për të ndarë qytetarët në llogore.   

“Këto janë deklarata kategorike që tentojnë të përjashtojnë nga integrimi një kategori të tërë qytetarësh. Për shembull: Familja e zonjës Doda është e nderuar por kjo nuk e pengon familjen e një cifti gej të jetë gjithashtu e nderuar.

Ne nuk po flasim për koncepte fetare apo hyjnore, por flasim për koncepte konkrete ligjore dhe për të drejtën që cdo qytetar ka në këtë vend për të krijuar familjen e tij dhe për të qenë i respektuar dhe jo i përjashtuar.”- thuhet në deklaratë.

REAGIMI I XHENI KARAJ DHE KRISTI PINDERI
Deputetja Mesila Doda ka reaguar sot në lidhje me debatin rreth martesave gej.Ne gjykojmë se fryma agresive dhe thirrjet pët të ndarë qytetarët në llogore njësoj si në situatat e lincimeve kolektive nuk është fryma e Europës së qytetëruar. Ngjan më shumë me frymën e vendeve të ish Bashkimit Sovjetik dhe Rusisë.

Eshtë e rëndësishme që deputetët dhe deputetet të cilat kanë mundësi dhe hapësira të pafundme për të shprehur mendimin, të marrin pjesë në këtë debat me argumenta dhe jo me lincime.

Zonja Doda tha se “familje është vetëm ajo që vjen nga martesa mes një burri dhe një gruaje”.  

Kjo nuk është e vërtetë! Madje është një deklaratë që fton qytetarët të përcmojnë të gjitha ato forma të tjera të familjes që nuk përmbushin kriteret e familjes tradicionale.

Këto janë deklarata kategorike që tentojnë të përjashtojnë nga integrimi një kategori të tërë qytetarësh.

Për shembull: Familja e zonjës Doda është e nderuar por kjo nuk e pengon familjen e një cifti gej të jetë gjithashtu e nderuar.

Familje e nderuar është edhe ajo mes një burri e një gruaje që presin të rrisin fëmijët e tyre, por po aq e nderuar është edhe ajo familje mes një prindi të vetëm që adopton një fëmijë, apo familja e gjysherve që rrisin nipin apo mbesën, apo po ashtu e nderuar është dhe familja që përbëhet nga tezja dhe nipi (sic ishte rasti i familjes se Sofies në Durrës).

Mospranimi i formave familjare që nuk mbyllen dot në korniza të një martese mes një burri dhe një gruaje, rrezikon që të mbajë larg shërbimeve dhe perfitimeve ligjore mijëra njerëz.

Ne nuk po flasim për koncepte fetare apo hyjnore, por flasim për koncepte konkrete ligjore dhe për të drejtën që cdo qytetar ka në këtë vend për të krijuar familjen e tij dhe për të qenë i respektuar dhe jo i përjashtuar.

Nëse një komunitet fiton një të drejtë që kushdo tjeter e ka, atëherë kjo nuk do t’i pengojë burrat që duan gra, të martohen me to, apo gratë që duan burrat të martohen me ta! Orientimi seksual dhe identiteti gjinor nuk jane zgjedhje qe befas, ne nje situate si ato te Apokalipsit ne Bibel do e nxisnin gjithë shoqërinë të bëhej homoseksuale. Këto janë thjesht frikëra të cilat ne duhet ti adresojmë përmes një debati të shëndetshëm.

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se SPAK do të bëjë drejtësi për 21 janarin?



×

Lajmi i fundit

Champions League/ S'ka mrekulli në 'Elbasan Arena', Egnatia eliminohet me penallti nga Borac Banja

Champions League/ S'ka mrekulli në 'Elbasan Arena', Egnatia eliminohet me penallti nga Borac Banja