/ATSH-AFP/ - Presidenti i Parlamentit Evropian, Martin Schulz përshëndeti dje në mbrëmje, Aleksis Cipras për fitoren e partisë së tij SYRIZA në Greqi duke theksuar se një qeveri greke "solide" ishte tashmë e menjëherë e nevojshme.
"Dëshiroj të përshëndes Aleksis Cipras për fitoren e SYRIZA-s në zgjedhjet legjislative greke", shkruan Schulz në rrjetin social Twitter. "Tashmë një qeveri e fortë gati për të marrë rezultatet është e nevojshme menjëherë", shtoi ai.
Kreu i grupit politik të PPE-së, e djathta në Parlamentin Evropian, Manfred Weber, i kërkoi Aleksis Ciprasit dhe partisë së tij të bashkëpunojnë me partitë e tjera demokratike dhe konstruktive në Greqi.
Greqia ka nevojë për një qeveri të qendrueshme, për një maxhorancë të gjerë në Parlament që pranon rregullat e lojës së BE-së", theksoi ai gjithashtu në Twitter.
"Marrëveshjet e Greqisë me kreditorët mbeten plotësisht të vlefshme", theksoi drejtuesi konservator.
/Shqiptarja.com