Zërave të ditëve të fundit për largimin e Mesit nga Barcelona u ka dhënë një përgjigje të prerë trajneri Martino duke mohuar gjithçka. “Nuk mund ta imagjinoj Mesin që karrierën ta mbyllë larg Barcelonës.

Janë fjalë që nuk duhen marrë për bazë. Unë dhe 99% e njerëzve të botës së futbollit jemi të habitur që flitet për të ardhmen e Mesit” deklaroi ai. Ndërsa më pas u ndal edhe te ecuria e punës së tij nën drejtimin e spanjollëve.

“Në lidhje me të ardhmen time, nuk kam asgjë për të komunikuar. Nuk ndiej asnjë kënaqësi nga puna ime dhe nuk shikoj asgjë pozitive pas humbjes së dy titujve”. Në fund “Tata” ka folur për ndeshjen me Bilbaon që është një tjetër provë e fortë për të shpresuar më tej.

“Ndaj Bilbaos presim më shumë lojë në ajër, është karakteristikë e tyre. Izolimi i lojtarëve të rrezikshëm si Aduriz është zgjidhja për të marrë rezultatin që duam” përfundoi ai.


d.b/shqiptarja.com