Ashtu sikurse ishte bërë publike javë më parë në media, Kalaja e Lëkurësit në Sarandë është bërë vendi ku kanë vendosur kurorën dy nga emrat e dashur të skenës dhe ekranit: Vesa Luma dhe Gerald Xhari, i njohur me emrin e artit, Big Basta.
Një tjetër moment i rëndësishëm i dasmës është edhe droni, që të rikthen në vëmendjen ndeshjen Serbi-Shqipëri, por që këtë herë ka pasur një tjetër rol. Unazat e çiftit kanë zbritur në pistën e hapur me anë të dronit.
Ka qenë vetë Kryebashkiakja e Sarandës, Florjana Koka, e cila ka kryer edhe celebrimin e dy këngëtarëve duke i lidhur në martesë gjatë ceremonisë së dasmës.
“Është një ftesë që më gëzon dhe më surprizon, me vëmendjen, si dhe me mënyrën origjinale dhe pak të mistershme që keni gjetur për të ma bërë këtë ftesë”, ju tha artistëve Florjana Koka, kur mori ftesën që t'u vinte atyre kurorë.
12 shtatori është caktuar prej tyre si dita e vënies së kurorës dhe e shkëmbimit të unazave në mjedisin e kalasë së gurtë, me lartësi 250 metra mbi nivelin e detit. Prej saj Saranda duket sikur e sheh nga bordi i avionit dhe ky pozicion panoramik ka ngacmuar shpirtin e artistëve, të ndodhur kohë më parë në këtë vend, për të thënë “Po, kjo është e duhura për dasmën tonë”.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
175/2
Sondazhi i ditës:
Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?
-
Brenda 2030
59%
-
Pas 2030
30.5%
-
Nuk e di
10.5%
Vota total: 1688
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Futbollistët KuqeZi duhet merrnin flamurin e përdhosur shqiptar në Çeki, si Loriku në Serbi
12 Tetor, 18:19
-
Deputet tjetër socialist në SPAK / Spahiu: 3 arsye pse do vazhdojnë disa arrestime majtas
12 Tetor, 18:10
-
Spahiu: Duka të bashkojë një kampionat futbolli Shqipëri-Kosovë njësoj si liga Amerikë-Kanada
12 Tetor, 17:59
-
Tiranë/ Plagosje me thikë, një person i lënduar! Arrestohet autori
12 Tetor, 17:51
-
Spahiu: Mllefi politik dhe fetar kundër Turqisë, i financuar nga spiunazhi i Serbisë dhe i Greqisë
12 Tetor, 17:47
-
Spahiu: Partitë e reja të bashkohen dhe të nxjerrin një kandidat për kryeministër më të mirë se Berisha-Rama
12 Tetor, 17:38
-
Kriza ekonomike e Boeing, do të shkurtojë 17 mijë vende pune! 33 mijë punonjës në grevë prej një muaji
12 Tetor, 17:30
-
Reportazh/ Report TV me fermerët e grurit në ‘hambarin e Myqezesë’: Shteti na ka braktisur, punojmë për mbijetesë
12 Tetor, 17:21
-
Filmi ‘Prokurori’ shfaq premierën e episodit të parë në TOB, pjesë e serialit aktori i famshëm hollivudian Danny Glover
12 Tetor, 17:16
-
Uran Butka: Takimi im me Aranit Çelën më 1992, si më kërcënoi prokurori i komunizmit! Pjesë nga libri 'Polemika'
12 Tetor, 17:03
-
Qendra e emigrantëve në Gjadër/ Ministri i Brendshëm italian: Hapet javën tjetër, nuk do ketë prerje shiriti! Do ngjajë me paraburgimin por pa tela me gjemba
12 Tetor, 16:57
-
Golat e Zhegrovës dhe Krasniqit, Kosova thyen Lituaninë dhe merr 3 pikët! Fitorja e dytë rradhazi
12 Tetor, 16:57