Ashtu sikurse ishte bërë publike javë më parë në media, Kalaja e Lëkurësit në Sarandë është bërë vendi ku kanë vendosur kurorën dy nga emrat e dashur të skenës dhe ekranit: Vesa Luma dhe Gerald Xhari, i njohur me emrin e artit, Big Basta.
Një tjetër moment i rëndësishëm i dasmës është edhe droni, që të rikthen në vëmendjen ndeshjen Serbi-Shqipëri, por që këtë herë ka pasur një tjetër rol. Unazat e çiftit kanë zbritur në pistën e hapur me anë të dronit.
Ka qenë vetë Kryebashkiakja e Sarandës, Florjana Koka, e cila ka kryer edhe celebrimin e dy këngëtarëve duke i lidhur në martesë gjatë ceremonisë së dasmës.
“Është një ftesë që më gëzon dhe më surprizon, me vëmendjen, si dhe me mënyrën origjinale dhe pak të mistershme që keni gjetur për të ma bërë këtë ftesë”, ju tha artistëve Florjana Koka, kur mori ftesën që t'u vinte atyre kurorë.
12 shtatori është caktuar prej tyre si dita e vënies së kurorës dhe e shkëmbimit të unazave në mjedisin e kalasë së gurtë, me lartësi 250 metra mbi nivelin e detit. Prej saj Saranda duket sikur e sheh nga bordi i avionit dhe ky pozicion panoramik ka ngacmuar shpirtin e artistëve, të ndodhur kohë më parë në këtë vend, për të thënë “Po, kjo është e duhura për dasmën tonë”.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
176/2
Sondazhi i ditës:
Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?
-
Brenda 2030
59%
-
Pas 2030
30.5%
-
Nuk e di
10.5%
Vota total: 1688
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Mallakastër/ U plagosën me thikë nga fqinji 76 vjeçar, vëllezërit japin deklarim të rremë! Policia i arreston së bashku me autorin e moshuar (EMRAT)
12 Tetor, 19:48
-
Legalizimet edhe në dorë të bashkive, PL: Presion për vota
12 Tetor, 19:30
-
A po bëhen më të fortë uraganët? Pritet një sezon i ngarkuar me stuhi në Atlantik
12 Tetor, 19:17
-
Vlorë/ Kishte humbur në pyllin e Llogarasë, gjendet pas 3 orësh nga policia turisti francez
12 Tetor, 19:03
-
Gjumi, ja cili është pozicioni që ju ndihmon të flini më mirë gjatë natës
12 Tetor, 18:46
-
Korçë/ Aksident në Turan, mjeti del nga rruga! Lëndohet shoferi dhe dërgohet në spital
12 Tetor, 18:43
-
Polonia do ta pezullojë përkohësisht të drejtën për azil
12 Tetor, 18:30
-
Spahiu: Futbollistët KuqeZi duhet merrnin flamurin e përdhosur shqiptar në Çeki, si Loriku në Serbi
12 Tetor, 18:19
-
Deputet tjetër socialist në SPAK / Spahiu: 3 arsye pse do vazhdojnë disa arrestime majtas
12 Tetor, 18:10
-
Spahiu: Duka të bashkojë një kampionat futbolli Shqipëri-Kosovë njësoj si liga Amerikë-Kanada
12 Tetor, 17:59
-
Tiranë/ Plagosi me thikë 60- vjeçarin në lokal, shkak konflikti i çastit! Arrestohet autori me precedentë penal (Emrat)
12 Tetor, 17:51
-
Spahiu: Mllefi politik dhe fetar kundër Turqisë, i financuar nga spiunazhi i Serbisë dhe i Greqisë
12 Tetor, 17:47