Ashtu sikurse ishte bërë publike javë më parë në media, Kalaja e Lëkurësit në Sarandë është bërë vendi ku kanë vendosur kurorën dy nga emrat e dashur të skenës dhe ekranit: Vesa Luma dhe Gerald Xhari, i njohur me emrin e artit, Big Basta.
Një tjetër moment i rëndësishëm i dasmës është edhe droni, që të rikthen në vëmendjen ndeshjen Serbi-Shqipëri, por që këtë herë ka pasur një tjetër rol. Unazat e çiftit kanë zbritur në pistën e hapur me anë të dronit.
Ka qenë vetë Kryebashkiakja e Sarandës, Florjana Koka, e cila ka kryer edhe celebrimin e dy këngëtarëve duke i lidhur në martesë gjatë ceremonisë së dasmës.
“Është një ftesë që më gëzon dhe më surprizon, me vëmendjen, si dhe me mënyrën origjinale dhe pak të mistershme që keni gjetur për të ma bërë këtë ftesë”, ju tha artistëve Florjana Koka, kur mori ftesën që t'u vinte atyre kurorë.
12 shtatori është caktuar prej tyre si dita e vënies së kurorës dhe e shkëmbimit të unazave në mjedisin e kalasë së gurtë, me lartësi 250 metra mbi nivelin e detit. Prej saj Saranda duket sikur e sheh nga bordi i avionit dhe ky pozicion panoramik ka ngacmuar shpirtin e artistëve, të ndodhur kohë më parë në këtë vend, për të thënë “Po, kjo është e duhura për dasmën tonë”.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
185/2
Sondazhi i ditës:
Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?
-
Brenda 2030
59%
-
Pas 2030
30.5%
-
Nuk e di
10.5%
Vota total: 1688
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Veri Jug’/ Kazanët me bakër, historia e nxjerrjes së rakisë në mënyrë artizanale
13 Tetor, 14:04
-
‘Veri Jug’/ Nxjerrja e rakisë me kazan bakri në Zall Herr, agronomi rrëfen ‘sekretet’ dhe traditën artizanale
13 Tetor, 13:59
-
Zyrtarët amerikanë: Izraeli do të sulmojë pikat ushtarake dhe energjike në Iran
13 Tetor, 13:54
-
Pr.ligji për kërkimin shkencor, deputetja Xhixho: Shkel autonominë universitare, të ndalet me urgjencë
13 Tetor, 13:49
-
Ksamil/ Ishte duke vjelë ullinj, 46 vjeçari bie nga pema dhe plagoset rëndë! Transportohet me urgjencë me helikopter drejt Tiranës (EMRI)
13 Tetor, 13:27
-
FOTOT/ Kroçerja ‘Monet’ me 46 turistë anglezë mbërrin në Portin e Vlorës, në mbrëmje niset drejt Sarandës
13 Tetor, 13:19
-
Rruga Korçë-Ersekë u shemb pa u inauguruar, Rama ndan pamjet: U hodh shumë baltë, por u rindërtua me shpenzimet e firmës! Lidh 2 bashkitë për 20 minuta
13 Tetor, 13:07
-
Kampionati/ Pamje mahnitëse nga bota nënujore, në Sarandë biologë dhe zhytës nga 19 vende të botës! Mesazhi për mbrojtjen e mjedisit
13 Tetor, 13:06
-
Aksident në Fier/ Makina del nga rruga dhe përfundon në kanal
13 Tetor, 12:53
-
Ushtria serbe në afërsi të kufirit të Kosovës, gazetari për Report Tv: Provokim me urdhër të Vuçiç, kërkojnë të realizojnë një skenar të ngjashëm Banjskën
13 Tetor, 12:49
-
Dronë në Phenian? Motra e Kim kërcënon Korenë e Jugut
13 Tetor, 12:46
-
Sërish tensione midis Kinës dhe Tajvanit, shkak aeroplanmbajtësja në jug të ishullit
13 Tetor, 12:37