Ashtu sikurse ishte bërë publike javë më parë në media, Kalaja e Lëkurësit në Sarandë është bërë vendi ku kanë vendosur kurorën dy nga emrat e dashur të skenës dhe ekranit: Vesa Luma dhe Gerald Xhari, i njohur me emrin e artit, Big Basta.
Një tjetër moment i rëndësishëm i dasmës është edhe droni, që të rikthen në vëmendjen ndeshjen Serbi-Shqipëri, por që këtë herë ka pasur një tjetër rol. Unazat e çiftit kanë zbritur në pistën e hapur me anë të dronit.
Ka qenë vetë Kryebashkiakja e Sarandës, Florjana Koka, e cila ka kryer edhe celebrimin e dy këngëtarëve duke i lidhur në martesë gjatë ceremonisë së dasmës.
“Është një ftesë që më gëzon dhe më surprizon, me vëmendjen, si dhe me mënyrën origjinale dhe pak të mistershme që keni gjetur për të ma bërë këtë ftesë”, ju tha artistëve Florjana Koka, kur mori ftesën që t'u vinte atyre kurorë.
12 shtatori është caktuar prej tyre si dita e vënies së kurorës dhe e shkëmbimit të unazave në mjedisin e kalasë së gurtë, me lartësi 250 metra mbi nivelin e detit. Prej saj Saranda duket sikur e sheh nga bordi i avionit dhe ky pozicion panoramik ka ngacmuar shpirtin e artistëve, të ndodhur kohë më parë në këtë vend, për të thënë “Po, kjo është e duhura për dasmën tonë”.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
186/2
Sondazhi i ditës:
Shqipëria hap negociatat me BE për kapitullin 1, kur do ndodhë integrimi?
-
Brenda 2030
59%
-
Pas 2030
30.5%
-
Nuk e di
10.5%
Vota total: 1688
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Kremlini: Putin është i hapur për dialog me Scholzin
13 Tetor, 15:53
-
Tri shenja që tregojnë se lidhja juaj nuk do të funksionojë
13 Tetor, 15:34
-
Tiranë/ Shtëpia e barit te 'Kadastra' në Selitë, burg për 3 nga 7 të arrestuarit! Gjykata liron me ‘arrest shtëpiak’ 3 punonjësit e OSHEE dhe të akuzuarin tjetër
13 Tetor, 15:30
-
Njerëzit inteligjentë mund të vuajnë më shumë nga ankthi, por pse?
13 Tetor, 15:17
-
Kjo është shenja më manipuluese e zodiakut
13 Tetor, 14:49
-
10-vjetori i Procesit të Berlinit, liderët e Ballkanit Perëndimor mblidhen nesër në Gjermani! Të pranishëm edhe Rama e Von der Leyen, zbardhet axhenda e plotë
13 Tetor, 14:44
-
Anketa/ 40% e të punësuarve në Shqipëri bëjnë punë fizike! Ekspertët për Report Tv: Vendi larg informatizimit dhe kualifikimit
13 Tetor, 14:30
-
Ushtarët serbë afër vijës kufitare me Kosovën, reagon Serbia: Penguam kontrabandën
13 Tetor, 14:26
-
Nuk dokumentoi mjekimin e një 26-vjeçari që u plagos me thikë, Gjykata e Elbasanit liron mjekun nga qelia! Cakton masën detyrim paraqitje, pezullohet edhe nga detyra
13 Tetor, 14:22
-
Kriza e euros, po këmbehet me 98 lekë! BSH deri në fund të vitit do të blejë 330 mln €: Më e rëndë situata nëse s’do ndërhynim
13 Tetor, 14:20
-
Në përvjetorin e lindjes së Dritëro Agollit, shtëpia e shkrimtarit hapet si muze! Vajza: Eksperiencë e paharrueshme! Veliaj: Familja e tij sot janë të gjithë shqiptarët
13 Tetor, 14:17
-
Netanyahu thirrje OKB-së: Tërhiqni forcat paqeruajtëse nga Libani
13 Tetor, 14:16