Ashtu sikurse ishte bërë publike javë më parë në media, Kalaja e Lëkurësit në Sarandë është bërë vendi ku kanë vendosur kurorën dy nga emrat e dashur të skenës dhe ekranit: Vesa Luma dhe Gerald Xhari, i njohur me emrin e artit, Big Basta.
Një tjetër moment i rëndësishëm i dasmës është edhe droni, që të rikthen në vëmendjen ndeshjen Serbi-Shqipëri, por që këtë herë ka pasur një tjetër rol. Unazat e çiftit kanë zbritur në pistën e hapur me anë të dronit.
Ka qenë vetë Kryebashkiakja e Sarandës, Florjana Koka, e cila ka kryer edhe celebrimin e dy këngëtarëve duke i lidhur në martesë gjatë ceremonisë së dasmës.
“Është një ftesë që më gëzon dhe më surprizon, me vëmendjen, si dhe me mënyrën origjinale dhe pak të mistershme që keni gjetur për të ma bërë këtë ftesë”, ju tha artistëve Florjana Koka, kur mori ftesën që t'u vinte atyre kurorë.
12 shtatori është caktuar prej tyre si dita e vënies së kurorës dhe e shkëmbimit të unazave në mjedisin e kalasë së gurtë, me lartësi 250 metra mbi nivelin e detit. Prej saj Saranda duket sikur e sheh nga bordi i avionit dhe ky pozicion panoramik ka ngacmuar shpirtin e artistëve, të ndodhur kohë më parë në këtë vend, për të thënë “Po, kjo është e duhura për dasmën tonë”.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
194/2
Sondazhi i ditës:
Shqipëria çel negociatat për kapitullin e parë, integrohemi brenda 2030?
-
Po
66.3%
-
Jo
26.7%
-
Nuk e di
6.9%
Vota total: 3230
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Rrini gati’, Rita Ora lajmëron se do të sjell një këngë në gjuhën shqipe
16 Tetor, 22:01
-
Për shëndetin e stomakut, ushqimet më të mira dhe më të rënda acidike
16 Tetor, 21:48
-
Caktohet gjyqtarja në GJKKO për Berishën, Çaça: Ka marrë vendime të guximshme! Beqiri zbulon: 333 fashikujt e sjellë nga SPAK, janë 120 mijë faqe
16 Tetor, 21:34
-
Veliaj takon ish- kryebashkiakun e New York: Mezi pres projektet tona të reja për të rinjtë, klimën dhe inovacionin
16 Tetor, 21:30
-
'Blindohet' ushtria shqiptare, Forcat e Armatosura pajisen me autoblinda amerikane
16 Tetor, 21:12
-
Përfundon verifikimi i emigrantëve të ardhur në Shëngjin, kthehen edhe 2 të tjerë në Itali për arsye shëndetësore! 12 drejt Gjadrit
16 Tetor, 21:04
-
Kërkimi shkencor, edhe sindikatat e Arsimit të Lartë kundër draftit të qeverisë: Të tërhiqet për rishqyrtim
16 Tetor, 20:57
-
Afera Partizani/ Kush është Flojera Davidhi, gjykatësja që do të vendosë për gjykimin e ish-kryeministrit Berisha dhe dhëndrit Malltezi
16 Tetor, 20:54
-
SHBA jep 425 milionë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën
16 Tetor, 20:49
-
Mero Baze: Në Bruksel shkohet për t'u 'djegur'
16 Tetor, 20:37
-
'E rrëmbeva, u fshehëm në pyll se do na vrisnin', Xhevahir Bogdani rrëfen historinë e dashurisë: Kam 60 vite me Besijen, e dua!
16 Tetor, 20:22
-
Protesta para Parlamentit Europian në Strasburg më 23 tetor, Report Tv siguron listën e deputetëve të PD që kanë konfirmuar pjesëmarrjen
16 Tetor, 20:13