Ashtu sikurse ishte bërë publike javë më parë në media, Kalaja e Lëkurësit në Sarandë është bërë vendi ku kanë vendosur kurorën dy nga emrat e dashur të skenës dhe ekranit: Vesa Luma dhe Gerald Xhari, i njohur me emrin e artit, Big Basta.
Një tjetër moment i rëndësishëm i dasmës është edhe droni, që të rikthen në vëmendjen ndeshjen Serbi-Shqipëri, por që këtë herë ka pasur një tjetër rol. Unazat e çiftit kanë zbritur në pistën e hapur me anë të dronit.
Ka qenë vetë Kryebashkiakja e Sarandës, Florjana Koka, e cila ka kryer edhe celebrimin e dy këngëtarëve duke i lidhur në martesë gjatë ceremonisë së dasmës.
“Është një ftesë që më gëzon dhe më surprizon, me vëmendjen, si dhe me mënyrën origjinale dhe pak të mistershme që keni gjetur për të ma bërë këtë ftesë”, ju tha artistëve Florjana Koka, kur mori ftesën që t'u vinte atyre kurorë.
12 shtatori është caktuar prej tyre si dita e vënies së kurorës dhe e shkëmbimit të unazave në mjedisin e kalasë së gurtë, me lartësi 250 metra mbi nivelin e detit. Prej saj Saranda duket sikur e sheh nga bordi i avionit dhe ky pozicion panoramik ka ngacmuar shpirtin e artistëve, të ndodhur kohë më parë në këtë vend, për të thënë “Po, kjo është e duhura për dasmën tonë”.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
205/2
Sondazhi i ditës:
Përplasjet në Kuvend, a jeni dakord me mënyrën se si po proteston opozita?
-
Po
17.2%
-
Jo
78.4%
-
Nuk e di
4.5%
Vota total: 134
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Aksioni i PD-së tek Kuvendi/ Mërtiri: Largimi i Berishës e vetmja rrugë për largimin e Ramës
17 Tetor, 19:54
-
'Kush do të na mbledh ullinjtë?', Mitsotakis: Marrëveshja Itali-Shqipëri për emigrantët, s'mund të përsëritet për të gjithë bllokun
17 Tetor, 19:52
-
Gjykata Kushtetuese lë në fuqi referencat e reja të pronave në vend, nuk pranon kërkesën e Shoqatës së Ndërtuesve për pezullim
17 Tetor, 19:51
-
Gjiri i Gramës/ Mjeti lundrues i pësoi defekt gjatë lundrimit, Policia shpëton 3 peshkatarët
17 Tetor, 19:49
-
Endri Tafani: PD si aktorët e Hollywood, sajojnë ngjarje për t'u rikthyer në vëmendjen e publikut
17 Tetor, 19:29
-
Përplasjet e PD me Gardën dhe FNSH! Dash Sula dogji xhaketën, Bardhi u bërtiste gardistëve, çfarë ndodhi në Kuvend (FOTO)
17 Tetor, 19:13
-
Ekonomia këtë vit rritet me 3.3%, por sfidë serioze emigrimi! Banka Botërore: Kapitali njerëzor bërthama së zhvillimit të Shqipërisë në të ardhmen
17 Tetor, 18:59
-
Alban Daci: Ku jetojnë këta deputetët tanë?
17 Tetor, 18:56
-
PD përplaset me Gardën dhe FNSH/ Faik Basha: Opozita të përgatitet fuqishëm! Adriatik Doçi: Teatër që bëhet çdo javë! Më të zellshmit kanë dosje në SPAK
17 Tetor, 18:44
-
VIDEO/ Aksident në aksin Lezhë-Shkodër, një person i plagosur
17 Tetor, 18:35
-
Drejtori i Policisë së Shtetit takon atasheun policor të Ambasadës të Austrisë në Tiranë, në fokus parandalimi dhe goditja e krimit të organizuar
17 Tetor, 18:30
-
REPLIKAT/ Spiorpali pas kaosit të PD: S’na imponoheni dot me dhunë! Bardhi ironizon: Na dha leksione nga burgu Pëllumb Gjoka
17 Tetor, 18:10