Ashtu sikurse ishte bërë publike javë më parë në media, Kalaja e Lëkurësit në Sarandë është bërë vendi ku kanë vendosur kurorën dy nga emrat e dashur të skenës dhe ekranit: Vesa Luma dhe Gerald Xhari, i njohur me emrin e artit, Big Basta.
Një tjetër moment i rëndësishëm i dasmës është edhe droni, që të rikthen në vëmendjen ndeshjen Serbi-Shqipëri, por që këtë herë ka pasur një tjetër rol. Unazat e çiftit kanë zbritur në pistën e hapur me anë të dronit.
Ka qenë vetë Kryebashkiakja e Sarandës, Florjana Koka, e cila ka kryer edhe celebrimin e dy këngëtarëve duke i lidhur në martesë gjatë ceremonisë së dasmës.
“Është një ftesë që më gëzon dhe më surprizon, me vëmendjen, si dhe me mënyrën origjinale dhe pak të mistershme që keni gjetur për të ma bërë këtë ftesë”, ju tha artistëve Florjana Koka, kur mori ftesën që t'u vinte atyre kurorë.
12 shtatori është caktuar prej tyre si dita e vënies së kurorës dhe e shkëmbimit të unazave në mjedisin e kalasë së gurtë, me lartësi 250 metra mbi nivelin e detit. Prej saj Saranda duket sikur e sheh nga bordi i avionit dhe ky pozicion panoramik ka ngacmuar shpirtin e artistëve, të ndodhur kohë më parë në këtë vend, për të thënë “Po, kjo është e duhura për dasmën tonë”.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
223/2
Sondazhi i ditës:
E kujt është përgjegjësia për kaosin në Kuvend?
-
Mazhorancës
21.3%
-
Opozitës
75%
-
Nuk e di
3.7%
Vota total: 2697
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Koleksionet veneciane’ për herë të parë në Bibliotekën Kombëtare! Nga e hëna ekspozohen rreth 600 libra dhe harta origjinale! Ruggera: Trashëgimi e pabesueshme
19 Tetor, 09:34
-
Nesër Maratona e Tiranës, plani i masave! Ja si do bëhet qarkullimi i mjeteve duke nisur nga sot
19 Tetor, 09:24
-
VIDEO/ Do kthehen në Itali, momenti kur emigrantët hipin në anije
19 Tetor, 09:00
-
VIDEO/Do kthejë 12 emigrantët në Itali, anija ankorohet në Portin e Shëngjinit
19 Tetor, 08:31
-
E dashura bën mesazh prekës për humbjen e Liam: Do të dua gjatë gjithë jetës!
19 Tetor, 08:07
-
Pas vendimit të Gjykatës së Romës, 12 emigrantët lënë kampin e Gjadrit! Anija niset drejt Italisë (VIDEO)
19 Tetor, 07:33
-
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot
19 Tetor, 07:16
-
Në punë ka ende gjëra për të zgjidhur...çfarë thonë yjet për ju sot
19 Tetor, 07:06
-
U rrëzua nga kati i tretë, ish-anëtari i grupit 'One Direction' u përzu nga një hotel tjetër para se të humbte jetën
18 Tetor, 22:55
-
Rusia shkëmben të burgosur të luftës me Ukrainën
18 Tetor, 22:30
-
Meloni viziton Libanin: U pranua propozimi për armëpushim trejavor, tani duhet përpjekje nga pala izraelite
18 Tetor, 22:22
-
Jakin Marena: Berisha kërcënon policin, ’21 janari’ dhe ‘cirku’ i PD në Kuvend
18 Tetor, 22:02