Ashtu sikurse ishte bërë publike javë më parë në media, Kalaja e Lëkurësit në Sarandë është bërë vendi ku kanë vendosur kurorën dy nga emrat e dashur të skenës dhe ekranit: Vesa Luma dhe Gerald Xhari, i njohur me emrin e artit, Big Basta.
Një tjetër moment i rëndësishëm i dasmës është edhe droni, që të rikthen në vëmendjen ndeshjen Serbi-Shqipëri, por që këtë herë ka pasur një tjetër rol. Unazat e çiftit kanë zbritur në pistën e hapur me anë të dronit.
Ka qenë vetë Kryebashkiakja e Sarandës, Florjana Koka, e cila ka kryer edhe celebrimin e dy këngëtarëve duke i lidhur në martesë gjatë ceremonisë së dasmës.
“Është një ftesë që më gëzon dhe më surprizon, me vëmendjen, si dhe me mënyrën origjinale dhe pak të mistershme që keni gjetur për të ma bërë këtë ftesë”, ju tha artistëve Florjana Koka, kur mori ftesën që t'u vinte atyre kurorë.
12 shtatori është caktuar prej tyre si dita e vënies së kurorës dhe e shkëmbimit të unazave në mjedisin e kalasë së gurtë, me lartësi 250 metra mbi nivelin e detit. Prej saj Saranda duket sikur e sheh nga bordi i avionit dhe ky pozicion panoramik ka ngacmuar shpirtin e artistëve, të ndodhur kohë më parë në këtë vend, për të thënë “Po, kjo është e duhura për dasmën tonë”.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
246/2
Sondazhi i ditës:
A e forcojnë besimin tuaj tek SPAK arrestimet e Metës e Çyrbjas?
-
Po
83.6%
-
Jo
12.6%
-
Nuk e di
3.8%
Vota total: 2875
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
‘Gëzimi i të kënduarit’ Historia e Besmirit dhe Luanit, dy personave me vështirësi në shikim
25 Tetor, 22:56
-
'Qeveria e ka kthyer Shqipërinë në vendin më të varfër në Europë', Basha: Programi ynë lufton korrupsionin
25 Tetor, 22:44
-
Për herë të parë në 36 vjet, Washington Post nuk do të mbështesë askënd për president në SHBA
25 Tetor, 22:31
-
Arrestimi i Ilir Metës, reagimi i parë nga Kosova, Lutfi Haziri: Drejtësia duhet të thotë fjalën e vet
25 Tetor, 22:30
-
Autostrada Tiranë-Durrës me 4 korsi në secilin drejtim, nis puna për gërmimin e trupit të rrugës (Foto)
25 Tetor, 22:16
-
'Ku janë shqiponjat!' Rama fton shqiptarët e Amerikës në takimin e nesërm, priten të jenë mbi 2 mijë pjesëmarrës! Ja ku do të mbahet
25 Tetor, 21:52
-
Korea e Veriut dërgoi ushtarë në Rusi, NATO ka vetëm 2 mundësi reagimi
25 Tetor, 21:30
-
A është ky një konfirmim për ndarje nga Romeo? Heidi Baci lë emisionin dhe ikën në Itali
25 Tetor, 21:29
-
Austri, nesër nis kampionati i skive, Shqipëria përfaqësohet nga Lara Colturi! Toçi: Nesër nis aventura, duhet me patjetër të futemi në top 30
25 Tetor, 21:22
-
6000 m, si e ula avionin me motorr të fikur! 11 minuta me vdekjen pranë! Bilal Sina, Esencë-Report Tv
25 Tetor, 21:21
-
Aplikimi për dokumentet e identifikimit, emigrantët shqiptarë tashmë mund të zgjedhin nëse duan pasaportë biometrike apo kartë ID
25 Tetor, 21:15
-
Sondazhi i ri: Harris, Trump me mbështetje të barabartë për votën popullore
25 Tetor, 21:10