Në një ditë të veçantë për djalin e deputetit të ndjerë të LSI-së Gjovalin Kadeli, kryetarja Monika Kryemadhi ka shkruar në facebook se, “Ndonëse jo fizikisht në këtë gëzim familjar, Gjovalini po e sheh gjithçka nga lart dhe po gëzon bashkë me ta”.
 
Kadeli u nda nga jeta rreth tre muaj më parë për shkak të një sëmundje të rëndë.
 
Sot martohet djali i tij dhe Kryemadhi ka ka shkruar disa fjalë prekëse për mungesën e tij në këtë gëzim të madh.
 
Shkrimi në facebook i Monika Kryemadhit
“I dashur Gjovalin, ti nuk je sot këtu me ne fizikisht. Por prania jote është kudo në këtë ditë të veçantë për djalin tënd të madh, te çdo familjar, te miqtë e shokët që po gëzojnë për martesën e Adit dhe Erjelës, te nëna Liza që i sheh fëmijët e tu që gëzojnë dhe martojnë vëllain e tyre, te Lirida, Adela dhe i vogli, Iridiani, që nuk është më i vogël, por burrë, që na priti të gjithëve sipas tradites që ti i mësove.
Të të trashëgohet djali Gjovalin.
Jam e bindur që po e sheh nga lart dhe po gëzon.”
 
djali