Nick dhe Priyanka kanë ndarë fotot e para nga dasma. Ai 26 dhe ajo 36 vjeçe, kishin më shumë se një vit që dilnin së bashku dhe u fejuan në maj të vitit të kaluar.
Ata u martuan me dy ceremoni sepse siç kishin thënë më herët, gjëja më e bukur që iu kishte sjellë marëdhënia e tyre ishte fakti se pavarësisht se vijnë nga kultura të ndryshme, familjet e tyre kanë mësuar ta respektojnë njëra-tjetrën.
Cifti zhvilloi më herët një ceremoni hindu ku u shfaqën me veshje tradicionale indiane, ndërsa sot ndanë fotot nga ceremonia e krishterë, ku shfaqeshin të veshur ajo me fustanin e bardhë dhe ai një dhëndër me kostumin klasik.
Në fotot e ndara në instagram Priyanka shkruante: “Përgjithmonë fillon tani”, ndërsa Nick e shoqëroi foton me shkrimin: “Dita më e lumtur e jetës sime”.
Nick dhe Priyanka gjatë ceremonisë martesore