Martohet me kunatën pasi i vdes gruaja dhe vajza, sot kërkon djalin që s'mundi të rriste

Nëna ndërroi jetë pasi u diagnostikua me një sëmundje të pashërueshme. Edhe vajza bashkë më të. Humbi jetën pasi u sëmur nga fruthi. Nënë e bijë u varrosën në të njëjtën ditë. Kjo është historia e trishtë e familjes Spaho nga Shkodra. Cifti Setarr dhe Sadete kishin tre fëmijë deri në momentin që nëna u sëmur. Me sëmundjen e saj në familje pllakosi dhembja. Ziniu, djali i fundit i ciftit ishte foshnje kur nëna e tij ndërroi jetë. Po në të njëjtën ditë ndërroi jetë dhe motra Sare, pasi u sëmur nga fruthi në vitin 1955. Zia pllakosi familjen. Me të përcjellë në banesën e fundit bashkeshorten dhe vajzën, Setarri vendos që djalin e vogël Zinuan ta dërgojë në Befotrofin e Tiranës pak ditë pas humbjes së të dashurve të tyre. 4-ditë më pas Setarrit i vjen nje telegram në Shkodër nga Befotrofi i Tiranës, ku thuhej se djali i kishte ndërruar jetë.

Setarri u martua përsëri me motrën e bashkëshortes,  për të rritur të vetmin djalë të mbetur Dritonin. Ata sollën në jetë edhe katër fëmijë të tjerë  2 djem e 2 vajza. Baba Setarri ndërroi jetë në vitin 2009, por sot kjo histroi vjen e rrëfyer nga….Është në kërkim të Ziniut, ata kërkojnë të dijnë fatin e djalit, për të cilin nuk besojnë se ndërroi jetë, pasi ata nuk e  panë kurrë me sytë e tyre…Peng për të cilin vuajti edhe vetë Setarri, babai i tij…

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Ylli Pata: Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike

Ylli Pata: Radiografia e linçimit publik, si një diagnozë politike