Ditën e djeshme Katherine Schwarzenegger dhe partneri i saj, Chris Pratt, kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në një ceremoni shumë private. Ceremoninë e tyre e martesës  ishte organizuar në Kaliforni.

Ditën e sotme çifti kanë publikuar një foto shumë romantike nga dasma e tyre, për te treguar se ndjehen shumë të bekuar.

“Dje ishte dita më e bukur e jetës sonë. Ne u bëmë burrë e grua përpara Zotit, familjes sonë dhe njerëzve që duam. Ishte intime dhe emocionuese. Ne ndjehemi të bekuar që do të nisim një kapitull të ri në jetën tonë. I jemi shumë mirënjohës familjes dhe miqve tanë që qëndruan me ne dhe mirënjohës zotit Giorgio Armani që krijoi fustanin e Katherine dhe për mua këtë kostum”, ka shkruar Chris në ‘Instagram’.

I pranishëm në dasmë ka qenë edhe djali 6-vjeçar i aktorit nga martesa e tij e parë, gjithashtu edhe prindërit e Katherine, Maria Shriver dhe Arnold Schwarzenegger të cilët ishin shumë të lumtur për martesën e vajzës.

1/3