Muzeu Kombëtar i Fotografisë “Marubi” pritet të hyjë në një fazë të re zhvillimi, përmes një bashkëpunimi me hkollën prestigjoze franceze të fotografisë École Nationale Supérieure de la Photographie (ENSP).
Lajmi është bërë i ditur nga ministri Blendi Gonxhja, i cili ka ndarë detaje nga një takim pune me përfaqësues të institucionit francez.
Sipas tij, në fokus është krijimi i një platforme të përbashkët që lidh fotografinë bashkëkohore me trashëgiminë, përmes nismave konkrete dhe afatgjata.
Ky bashkëpunim parashikon zhvillimin e programeve të rezidencës artistike, organizimin e ekspozitave të përbashkëta dhe shkëmbime akademike mes dy institucioneve.
Një tjetër element kyç është ngritja e një laboratori fotografik analog, i cili do të shërbejë si hapësirë e re për edukim, kërkim dhe krijimtari.
Synimi final, sipas Gonxhes, është fuqizimi i të rinjve dhe zgjerimi i dimensionit ndërkombëtar të “Marubit”, duke e kthyer në një qendër edhe më të rëndësishme për fotografinë në rajon.
Komente







