Ministria e Arsimit dhe Sportit njofton se kanë nisur procedurat për aplikimin nga studentët për t përfituar nga fondi i ekselencës.
“Aplikimet, për kandidatët që ndjekin vitin e parë të studimeve për këtë vit akademik, do të ndahen në dy faza, për fazën e parë afati i dorëzimit të dokumenteve është nga data 1 Mars – 30 Prill 2015 dhe faza e dytë nga data 1 Gusht – 30 Shtator 2015. Aplikimet për kandidatët që do të ndjekin vitin e dytë apo pas tij të studimeve, të dorëzojnë dokumentacionin e kërkuar nga data 1 – 31 Korrik 2015 ose 1 Shtator – 15 Tetor 2015“- thuhet në njoftimin e MAS.
Dokumentacioni i aplikimit, kriteret dhe procedurat mbi bazën e të cilave do të kryhet përzgjedhja e kandidatëve janë të parashikuara në aktet nënligjore të sipërcituara, si dhe i gjeni në mënyrë më të detajuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, rubrika “Fondi i Ekselencës”.
Aplikimet do të jenë individuale dhe klasifikimi i kandidatëve do të jetë transparent.
Gjithashtu Ministria e Arsimit dhe Sportit bën me dije se dokumentet duhet të dërgohen me postë në adresën: Fondi i Ekselencës; Ministria e Arsimit dhe Sportit; Rr. Durrësit, nr. 23;ALB-1001-TIRANA
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com