MAS, Mazniku: Agjenci e huaj
për akreditimin e universiteteve

MAS, Mazniku: Agjenci e huaj<br />për akreditimin e universiteteve
TIRANE- Akreditimi i universiteteve publike dhe private në vend do të bëhet nga një agjenci e huaj me ekseperiencë në këtë fushë. Këtë e ka bërë të ditur zëvendës ministri i Arsimit dhe Sportit, Arbi Mazniku, për gazetaren Albana Qehajaj në emision “Tête à tête” në “A1 Report” .

Mazniku tha se aktualisht po identifikohen kompanitë që kanë eksperiencë në këtë fushë, dhe më pas do të komunikohet për sjellë në Shqipëri agjencinë që do bëjë akreditimin.

“Do thërrasim një agjenci për të bërë akreditimin e të gjithë universitetve publike e private, si dhe për të përshkruar realizimin e standardeve të këtyre universiteteve. Po kështu edhe enteve do t’u përcaktohen kriteret e nevojshme për të funksionuar si akreditues. Jemi në bashkëpunim me ato agjenci që kanë eksperienvë europiane.

Ky është një proces i gjatë. Tashmë po i identifikojmë dhe komunikojmë që të vijnë në Shqipëri. Duam që ky të mos jetë një proces që fillon dhe mbaron me akreditimin, por të jetë një proces disavjeçar, që vijon me matjen e cilësisë. Po kështu duam të fuqizojmë agjencinë tonë të akreditimit, në mënyrë që të rregullojmë në tërësi sistemin”, tha Mazniku.

Sipas zëvendësministrit të Arsimit, procesi i akreditimit të univetsiteteve parashikohet të përmbyllet deri në mesin e vitit të ardhshëm.

“Besoj se ne nuk kemi pse të shpikim, ka vende të tjera që kanë eksperiencë disavjeçare. Ndaj mënyra më e mirë që ne të ecim shpejt në këtë drejtim, është që të marrim eksperiencë nga vendet e tjera. Synimi ynë është që deri në mesin e vitit që vjen të përmbyllim procesin e akreditimit të gjithë universiteteev publike e private në vend, dhe më tej të nisë procesi i fuqizimit të agjencisë tonë të akreditimit”, u shpreh Mazniku.

Dukë u ndalur tek sistemi arsimor në vend, Mazniku tha se do të punohet për të shkëputur politikën nga mësimdhënia, ndërsa shton se edhe përzgejdhja e drejtorëve të Drejtorivë Arsimore Rajonale do të bëhet me konkurs.

“Jemi të vendosur për të shkëputur politikën nga mësimdhënia. Do të fokusohemi tek politikat që rrisin cilësinë e mësimdhënies, por nuk do lejojmë që të rrezikohen mësuesit, nxënësit apo edhe faktorë të tjerë nga politika. Mendojmë se mekanizmi më i mirë për ta realizuar këtë është demokracia. Aktualisht në çdo Drejtori Arsimore Rajonale ka një drejtor të komanduar, ndërsa përzgjedhja e drejtorëve të rinj do të bëhet me konkurs, dhe do të jenë në kontakt të përditshëm me qytetarët”.

Ndërkaq, Zëvëndës ministri i Arsimit tha se do të punohet për të luftuar fenomenin e analfabetizmit, ndërsa shtoi se do të punohet për të përmirësuar infrastrukturën në shkolla.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Anti-berishistët mbledhin firmat për partinë e re, a do të mbështetet?



×

Lajmi i fundit

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia

Hungaria akuzon BE-në për bllokimin e furnizimit me naftë nga Rusia