TIRANE - Çdo rast abuziv apo korruptim në radhët e arsimit në të gjithë vendin, do të mund të denoncohen në një faqe të posaçme online, duke nisur që nga 15 janari. Lajmi është bërë i ditur nga Ministria e Arsimit, ku ftohen të gjithë qytetarët që të denoncojnë korrupsionin dhe padrejtësitë në radhët e arsimit, në faqen online, “Stopkorrupsionit.al”.

Gjithashtu për denoncimet, qytetarët mund t’i drejtohen edhe faqes në rrjetin social “Facebook”, e quajtur “Stop Korrupsionit”. MAS bën me dije se kjo do të jetë faqja e re zyrtare, ku të gjithë qytetarët do të mund të denoncojnë online për të gjitha padrejtësitë.

Portali i ri mund të shkarkohet dhe si aplikacion në celular, për të denoncuar zyrtarët e korruptuar.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)