MAS:"Mësues për Shqipërinë"
Regjistrimi deri në 12 dhjeto

MAS:"Mësues për Shqipërinë"<br />Regjistrimi deri në 12 dhjeto
Testimi “Mësues për Shqipërinë” që pritet të zhviillohet brenda këtij muaji, do të bazohet tek programet orientuese për secilën fushë. Ministria e Arsimit ka zbardhur secilin program dhe fushat, mbi të cilat do të jenë edhe pyetjet e provimit.

Gazeta shqiptarja.com publikon sot programin e arsimit fillor dhe arsimit parashkollor. Të gjithë kandidatët duhet të regjistrohen nga data 4 deri në 12 dhjetor për të marrë pjesë në testim.

Ndërkohë MAS thotë se janë me qindra vende të lira pune, të cilat do të plotësohen pas këtij testimi. Vetëm në Tiranë janë rreth 500 vende të lira pune, në rang qarku.

Ky testim sipas MAS është shumë i rëndësishëm për sa i përket vendeve të punës, pasi në bazë të pikëve do të bëhet edhe punësimi, jo vetëm për vendet e lira që janë aktualisht por edhe për ato që do të lirohen gjatë 2016-s.

Mësuesit të cilët do të grumbullojnë më shumë pikë nga testimi, do të kenë mundësi të zgjedhin një nga vendet e lira të punës. Regjistrimi do të bëhet në bazë të drejtorive arsimore.

Dosja dhe të gjitha dokumentat do të ngarkohen online në portalin “Mësues për Shqipërinë”. Një kandidat mund të aplikoj vetëm në një Drejtori Arsimore, aty ka ka vendbanimin dhe po në këtë drejtori do të ketë mundësi të punësohet.

Sipas Ministrisë së Arsimit për të qenë kalues një kandidatë duhet të grumbullojë 50% të totalit të pikëve. 

Redaksia online
(F.T/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Organet e drejtësisë refuzojnë komisionin 'Antikorrupsion', si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë

Dëshmitë/ Vlora nën ujë, banorët me lot në sy rrëfejnë përmbytjet për Report Tv: Uji si vullkan, na u shkatërrua gjithçka! S’iu përgjigjen thirrjeve për ndihmë