TIRANË - Absurdet në sistemin tonë arsimor nuk kanë fund. Kështu në disa zona numri i mësuesve pa arsimin e duhur, pra që nuk janë diplomuar për lëndën që u mësojnë fëmijëve në shkollë, në disa zona shkon deri në 50%. Shifra është bërë publike nga vetë kryeministri Rama, i cili u shpreh i palëkundur për t’i dhënë fund kësaj “sëmundje” të shkollave shqiptare.
“Kemi një mospërputhje që besoj se është unikale në botë, mes profilit të mësuesit dhe lëndës që japin. Në një masë që shkon në zona të caktuara të vendit edhe mbi 50%. Merreni vetë me mend se çfarë është produkti i këtij procesi mësimor.”- është shprehur kryeministri Rama.
Në të njëjtën linjë, ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, në konferencën e organizuar sot për reformat dhe dialog në arsim, është shprehur se ky problem ekziston edhe në qytete të mëdha.
“Është e pafalshme, e patolerueshme që ne të vijojmë në rrugën që kemi gjetur te burimet njerëzore. Të mësuesve jashtë profilit jo vetëm në fshatra, por edhe në qytete të mëdha të Shqipërisë, janë mbi 128 të tillë në Drejtorinë Arsimore të Korçës.”- tha Nikolla.
Po ashtu gjatë kësaj konference u ngrit me shqetësim edhe çështja e mbingarkesës së kopshte, sistem i cili aktualisht përmbush vetëm 14 % të kërkesave.
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
16 Janar, 08:35
Dhëndri i Trump investitor strategjik për resort në Sazan, si iu duket?
-
Të drejtë
65.3%
-
Të gabuar
23.3%
-
Nuk kam mendim
11.4%
Vota total: 2162
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Spahiu: Çmimet e ushqimeve në supermarketet shqiptare 3 herë më të shtrenjta se në Europë
16 Janar, 22:48
-
Sondazhi i Frontline/ Rama më i pëlqyer se Berisha! Diaspora preferon më shumë kryeministrin se zgjedhësit në Shqipëri
16 Janar, 22:43
-
Luiz Ejlli i bën dedikimin e veçantë vajzës së tij nga Maldivet (FOTO)
16 Janar, 22:39
-
Spahiu: 1 nga 3 pakënaqësitë e turistëve të huaj në Shqipëri, është trafiku çmendur rrugor
16 Janar, 22:34
-
Sondazhi/ Puna e qeverisë, 47% kanë opinion negativ! Shqiptarët e diasporës më pak të dyzuar
16 Janar, 22:28
-
Disa nga figurat kryesore të Kongresit të Lushnjes
16 Janar, 22:20
-
Spahiu: Berisha në 35 vite ndërtoi makinerinë e baltës mediatike si presion në familjet e kundërshtarëve
16 Janar, 22:16
-
Sondazhi i Frontline/ Trafiku në Shqipëri, më shumë se 55% e shohin më të rënduar se në vendet fqinje
16 Janar, 22:10
-
Çollaku kundër Berishës: Meta s’duhet të jetë në listën e sigurt të PD, bashkimi me PL s’ka prodhuar kurrë sukses
16 Janar, 22:00
-
Spahiu: Trump 4 vjet s’do e ketë në axhendë fare Shqipërinë, por do ja delegoj një diplomati si Yuri Kim
16 Janar, 21:51
-
Ironia e Spahiut: Trump do mbështes Berishën, aq sa e mbështeti në mandatin e parë
16 Janar, 21:45
-
Dëshmia e ish-kuzhinierit të kryeministrit: Një javë para se Mehmet Shehu të vriste veten, mua më dhanë lejen
16 Janar, 21:44