Ndërsa në Komisionin e Brendshëm diskutohej marrëveshja për Gazën, deputeti i PD Klevis Balliu foli për masën e arrestit në shtëpi ndaj Vlora Hysenit duke u shprehur se siguria kombëtare ka rënë pasi sipas tij, shefja e inteligjencës shqiptare ka vënë informacionet në shërbim të Ergys Agasit.
Sipas Balliut, shkarkimi i mëparshëm i Hysenit në Kosovë duhet të ishte kriter që ajo mos të emërohej në krye të SHISH. Balliu tha se s’mund të ketë rend dite e as normalitet dhe duhet të nisin kërkesat për informacione nga të gjitha institucionet.
Ndërsa Bledi Çuçi iu përgjigj se përgjegjësia është personale, por së pari duhet të flasë drejtësia.
Klevis Balliu: Përpara se të merreni me sigurinë e botës, merruni njëherë me sigurinë në Shqipëri, sepse qartazi siguria kombëtare këtu ka rënë, siguria e shtetit ka rënë, që në momentin kur këtu kanë raportuar zyrtarë të lartë në shërbim të krimit, kemi ngritur disa herë pyetje e çështje në këtë komision për Ilir Prodën, lidhjet me Agasin, tani që u arrestua Agasi po shihet cfarë lidhje kanë, këtu ka qenë edhe Vlora Hyseni kur e kam pyetur edhe në rrugë insitucionale përmes një letre, për kontakte dhe lidhje me Ergys Agasin. Përgjigjen që ka sjellë Vlora Hyseni për këtë pyetje, institucionet të vijnë dhe ta shohin përgjigjen sepse mund t’u shërbejë, kjo zonjë vë informacionet në shërbim të Agasit, për të njëjtën gjë e shkarkuar edhe në Kosovë, duhet të ishte kriter për të mos e emëruar, ky ishte kriteri për ta emëruar, bënim mbledhje me dyer të mbyllura për një njeri që merrte informacionet dhe ia çoi krimit. Ky mori një futbollist si Igli Tare, e përfundoi në SPAK se rri me këta. Nuk ka rend dite sot, prioritet është siguria kombëtare, është turp që një kriminel si Ilir Proda na ka drejtuar për 4 vite Policinë, cili informacion është i sigurt sot në dorë të Vlora Hysenit, është çmenduri të kërkojmë normalitet. Duhet të bëjmë kërkesa për informacion për të gjitha institucionet duke filluar nga kryeministri Edi Rama.
Bledi Çuçi: Institucionet nuk janë emra të përvecëm, përgjegjësia është personale, sikundër çdo njeri është i pafajshëm derisa të dënohet, së dyti sa mirë që funksionon ndarja e pushtetit. Duhet të krenohemi që kemi ngritur një shtet ku pushtetet janë të pavarura, falë vullnetit të kësaj mazhorance. Shyqyr që ka ardhur kjo ditë që secili nga pushtetet ushtron veprimtarinë i pavarur. Pa e zbardhur plotësisht drejtësia ne nuk mund të flasim për këtë çështje.
Klevis Balliu: Mos të justifikojmë individëë që kanë masakruar sigurinë e vendit tonë. Ndërkohë që ne themi presim të flasë drejtësia, informacionet e shtetit i janë shitur bandave, Bajrave, Troplinëve. Mos i ngrini kartonat që të mos arrestohet lubia, po pengoni hetimet.
Lajmi kryesor:
Arresti për drejtoreshën e SHISH, opozita kërkon mbledhjen e Këshillit të Sigurisë! PD debate në Komisione: Ka rënë shteti, të dorëhiqet Rama! PS: Pasojë e shtetit të së drejtës (REAGIMET)










