Shtatë persona janë gjetur të vdekur në një krahinë të Australisë Perëndimore, sipas policisë vendase. Trupat e katër fëmijëve dhe tre të rriturve janë zbuluar në qytetin e Osmingtonit rreth 280 km nga qyteti i Perthit.
Autoritetet bëjnë me dije se dy armë zjarri janë gjendur në vendngjarje. Ende nuk është zbuluar shkaku i ngjarjes së rëndë pavarësisht armëve të gjetura në vendngjarje. Nëse provohet të jetë vrasjë në masë, do të ishte më e rënda në Australi që prej masakrës së ishullit të Tasmanisë në vitin 1996 ku humbën jetën 35 persona. Sipas autoriteteve, viktimat janë rezidentë të pronës ku u gjetën të pajetë.
Komento