Drejtues të pushtetit vendor të Ersekës, të shoqëruar nga ambasadori gjerman Helmut Hoffman, deputetja socialiste Arta Dade dhe zyrtarë të tjerë zhvillaun homazhe në nderim të 107 martirëve të vrarë në “Masakrën e Borovës”, me rastin e 71-vjetorit të vdekjes së tyre.
 
“Nuk është e lehtë për një gjerman të marrë pjesë në një ceremoni të tillë. E kisha vendosur që të vija këtu .Në Gjermani s’ka persona gjallë që të mbajnë përgjegjësi për këtë. Ne të tjerët nuk jemi fajtorë për këtë. Çdo gjermani i vjen turp për këtë. Kjo ceremoni përkujtimore është një shenjë pajtimi”, ka thënë ambasadori gjerman në Shqipëri.
 
Në korrikun e vitit 1943 trupat e ushtrisë gjermane, pasi u sulmuan nga partizanët në fshatin Barmash, u tërhoqën në Borovë ku masakruan me bajoneta burra, gra e fëmijë që ndodheshin në fshat, duke regjistruar një prej masakrave më të mëdha në vend.  Ndërsa deputetja socialiste Arta Dade deklaroi se do të bëhen përpjekjet maksimale që Borova të marrë statusin e fshatit martir në rrafshin Europian.

Historia e masakres së Borovës