Në Gjykatën e Posaçme Antikorrupsion (GJKKO) është zhvilluar sot seanca e radhës për ish-ministrin e Mbrojtjes Fatmir Mediu, i cili po gjykohet lidhur me masakrën e Gërdecit. Seanca e radhës u caktua më datë 22 janar.
Fatmir Mediu i ka kërkuar gjykatës kryerjen e një akti ekspertizë për ciklimin e shkresës me mbishkrimin “Për Shkëlzenin”. Bëhet fjalë për një provë të paraqitur nga SPAK, një faks i nisur në atë kohë nga ish-ministrit të Drejtësisë Aldo Bumçi në drejtim të ministrisë së Mbrojtjes, për hapjen e fabrikës së demontimit të armëve në Gërdec, shkresë e cila ka shënim emrin e Shkëlzen Berishës ‘Për Shkëlzenin', djali i kryeministrit të kohës, Sali Berisha.
Mediu dhe Bumçi pretendojnë se ajo shkresë është një mashtrim.
“Nga këqyrja me sy të lirë e përmbajtjes së dokumentit fax të sekuestruar në Ministrinë e Mbrojtjes që është në formatin A4, konstatohet se në cepin e matjë dhe të sipërm të këtij dokumenti, është vendosur shënimi “Për z. Shkëlzën Berisha”. Ky shkrim nuk është i vendosur me bojë të njomë, por nga këqyrja me sy të lirë duket se ka qenë pjesë e përmbajtjes se dokumentit që është dërguar me fax nga Ministria e Drejtësisë. Gjithashtu nga këqyrja me sy të lirë, vihet re se poshtë shënimit të mësipërm, është shkruar me stirolaps shënimi “Selimi”, thotë SPAK.
Lajmi në përditësim...
Komente








