18 vjet pas tragjedisë së Gërdecit, dhe kur çështja tanimë është duke u Gjykuar nga Gjykata e Posaçme, i akuzuari për këtë dosje Fatmir Mediu e konsideron veten të pafajshëm dhe viktimë politike të drejtësisë!
“Procesi ndaj meje s’ka të bëjë me asnjë veprim apo vendim që ka të bëjë me tragjedinë ndaj Gërdecit. Që në fillim kam dhënë dorëheqjen dhe kam dorëzuar imunitetin për t’i hapur rrugë drejtësisë, që të bëhet hetim i plotë, përfshirë edhe përgjegjësinë e ministrit. Prokuroria dhe SPAK më kanë hetuar mua dhe familjarët e mi edhe për çështje private, shëndetësore, në çdo veprim, brenda dhe jashtë Shqipërie, 360 gradë, por vete SPAK ka provuar se unë nuk kam qenë i përfshirë në asnjë akt korrupsioni dhe prandaj më ka akuzuar për shpërdorim detyre. Unë po gjykohem për shpërdorim detyre”, tha Mediu.
Në një konferencë për shtyp të shtunën Mediu, tha se Ministri i Mbrojtjes nuk ka asnjë kompetencë mbi ushtrinë.
“Sipas Ligjit Ministri i mbrojtjes është pozicion civil dhe ministri e ka të ndaluar të merret me çështje ushtarake”, tha Mediu.
Avokati i Fatmir Mediut, tha se procesi ndaj ish-ministrit të Mbrojtjes është i atakueshëm në dy episode.
“Së pari, procesi është i cenueshëm për shkak të përbërjes së trupit gjykues. Gjyqtarja Irena Gjoka ka ushtruar më parë funksionin e gjyqtares së seancës paraprake në këtë çështje dhe më pas është caktuar gjyqtare e themelit. Kjo situatë bie ndesh me parimin e paanshmërisë së gjykatës dhe krijon një konflikt procedural që komprometon standardet e një gjykimi të drejtë”, tha Ardian Visha.
Avokati këmbëngul po ashtu se se vepra penale “shpërdorim detyre”, për të cilën akuzohet Mediu, është parashkruar për shkak se ka kaluar afati 10 vjeçar.
“Çështja është rihapur pa u paraqitur fakte të reja, ndonëse bëhet fjalë për një çështje të gjykuar dhe të parashkruar. Kjo situatë cenon parimin e sigurisë juridike dhe stabilitetin e vendimeve gjyqësore”, tha avokati Ardian Visha.
Fatmir Mediu akuzohet për shpërdorim detyre në lidhje me tragjedinë e Gërdecit, ndodhur me 15 mars 2008 ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën qindra të tjerë!’’
Në procesin ndaj zotit Mediu, mes dëshmitarëve ka qenë dhe Shkëlzen Berisha, djali i ish kryeministrit Sali Berisha, i cili ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen. Nga hetimet e zhvilluara në atë kohë, menjëherë pas shpërthimit rezultoi se Shkëlzen Berisha, kishte patur komunikime me Mihal Delijorgjin, një prej biznesmenëve shqiptar të përfshirë në demontimin e municioneve të ushtrisë shqiptare, dhe se ai kishte patur hyrje dalje të shpeshta në ministrinë e Mbrojtjes. Një element që ka ngritur pikëpyetje të shumta është një faks i nisur atë kohë, nga ministria e Drejtësisë në ministrinë e Mbrojtjes, ku me shkrim dore shkruhej se ishte për djalin e ish kryeministrit.
Komente











Zoti Mediu! Pse Krimineli Berisha të bon ty deputet me listat të mbydhura si shperblim për besnikërinë ndaj familjes Kriminele non grata.
Përgjigju