Masakra e Gërdecit, Petro Koçi në Report Tv: Drejtësia e re të guxojë, të thërrasë edhe Sali Berishën dëshmitar

 

Deputeti socialist, Petro Koçi i ftuar në Report Tv ka folur mbi masakrën e Gërdecit, që i mori jetën 26 personave të pafajshëm, si edhe rrëfeu paraskenat e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare, një javë pas atij ‘krimi shtetëror’. Teksa GJJKO ka kërkuar 71 dëshmitare në procesin gjyqësor ndaj Fatmir Mediut, deputeti Koçi thotë se drejtësia e re duhet të guxojë më shumë dhe të thërrasë edhe dëshmitarë të tjerë, mes tyre edhe Sali Berishën.

“Berisha mungon, edhe ish-shefi i shtabit mungon. Unë besoj se ka vend për të guxuar për dëshmitarë të rinj. Deri dje drejtësia e ka pas të pamundur të prekte nivele të larta të politikës, konsideroheshin të frikshëm. Situata ka ndryshuar dukshëm. Nuk është tabu të thërrasësh Berishën në SPAK, pse jo për të filluar hetim nëse provat tregojnë se dikush është në faj”, u shpreh Koçi.  


Lajmi kryesor:

Petro Koçi në Report Tv: Të merret si provë procesverbali i mbledhjes së Këshillit të Sigurisë një javë pas Gërdecit! Trebicka më tha se kishte takuar Shkëlzen Berishën për çmimin e fishekëve


SI.E./E.H/Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës

Perëndimi: Vendimet e Parlamentit të Republikës Sërpska kërcënojnë rendin kushtetues të Bosnjës