Zbardhet për herë të parë dëshmia e Luan Hoxhës: Ministria përcaktoi Gërdecin për demontimin e armëve pa u konsultuar me ushtrinë! Vendi i papërshtatshëm

Pas përpjekjeve të dështuara për ta gjetur GJKKO mori në administrim dëshminë e vjetër të Luan Hoxhës, ish shefit të Shtabit të ushtrisë kur u mor i pandehur në 17 shkurt 2009 për shpërthimin e depos së armëve në Gërdec.

Emisioni Repolitix në Report Tv drejtuar nga Denis Minga ka zbardhur pjesët kryesore të dëshmisë së Hoxhës në 2009 kur thoshte se problemet brenda fabrikës së demontimit të armëve ishin përgjegjësi e subjektit privat, kurse ushtarakët nuk lejoheshin të futeshin brenda pa leje.

“Nëse dikush kupton se ruajtesit ushtarake duhet te numeronin cdo predhe municioni ne proces te perditshem demontimi brenda territorit ku punohej kjo eshte plotesisht e gabuar. Eshte e palejueshme edhe ne aspektin e sigurise teknike, eshte pengese per zhvillimin normal te procesit te punes te kete prezence te "huaj personeli" qe nuk i perket subjektit te kualifikuar qe ben kete process. Per me teper, nuk eshte ne missionin e FA te merret me administrimin e nje malli qe i eshte shitur nje subjekti privat. Asnje personel huaj nuk mund te lejohet gjate ketij procesi, kjo besoj se eshte universale ne te gjitha rastet analoge.

Per krahasim, edhe ne rastin e punes qe eshte bere me kompanine amerikane per shkaterrimin e agjenteve kimike, ne Qafe Molle, Siguria ushtarake ka qene detyre e FA. Kjo ruajtje dhe eshte bere vetem jashte territorit ku punohej. Problemet brenda fabrikes ishin pergjegjesi e plote e subjektit privat, dhe nuk lejohej te futej asnje ushtarak brenda rrethimit pa lejen e tyre”, ka thënë Hoxha.

Ish shefit të Shtabit të ushtrisë sqaron se në rastin e depove te municionit te subjektit privat ne Gërdec, kemi të bëjmë me një subjekt privat që blen municionet nga Ndërmarrja "MEICO" dhe që varet nga Ministria e Mbrojtjes, jo nga Forcat e Armatosura.

"Per piken 3 te akuzes, Ne lidhje me kete akuze mund te shpjegoj se: Levizjet e municioneve jane bere nga Komandat e KFB dhe KM bazuar ne urdherin e Ministrit te Mbrojtjes nr 2044 date 07.12 2007. Nuk kam qene ne dijeni se subjekti privat dhe depot ne rajonin e Gerdecit jane te pa licensuara ne baze te standarteve, sepse kjo nuk lidhej me detyrat e pergjegjesite e mia funksionale. Detyra e FA ka qene ti dorezoje municionet MEICO-s, dhe jo te kontrolloje nese MEIC-o apo dikush tjeter ka bere apo nuk ka bere licensimet. Shefi Shtabit nuk mund te kontrollojne autoritetet apo subjektet civile jashte struktures se F. Armatosura per zbatim rregullash e ligjesh. Me asnje ligj, VKM, apo urdher, Forcat e Armatosura nuk kane kompetence te licensojne depot e municionit per subjekte private e shteterore jashte struktures se vet

Per te sqaruar edhe njehere mund te them se në rastin e depove te municionit te subjektit privat ne Gërdec, kemi të bëjmë me një subjekt privat që blen municionet nga Ndërmarrja "MEICO" që varet nga MM. Municionet në bazë të urdhërit të MM, i janë bërë dalje e jashtme Ndërmarrjes "MEICO", d.m.th janë hequr nga Forcat e Armatosura. Objektet e Gërdecit nuk kane qene pjese e struktures se Forces se Armatosur. Është detyrë e institucioneve te tjera, që të bëjnë liçensimin e objekteve të municionit në pronësi ose perdorim të tyre qe sipas legjislacionit në fuqi, dhe jo detyre e FA të RSH-së. Edhe kontrolli i subjekteve private per paisjen me licenca nuk eshte atribut i FA. Si shembull, edhe depot e municioneve te uzinave ushtarake ne Gramsh, Mjekes, Polican, etj nuk jane te licensuara nga FA, pasi nuk jane pjese e struktures se FA. SHSHP nuk ka atribute ti kontrolloje ato subjekte per standartet e licensat."

Në dëshmi Hoxha e bën të qartë se Gërdecin nuk e ka përcaktuar ai, por ministria e Mbrojtjes. Një prej faktorëve që solli masakrën krahas faktit që nuk u zbatuan kushtet e sigurimit teknik e teknologjik në demontimin e armëve, ishte edhe vendi i gabuar që u zgjodh për një proces të tillë. Si ish-shef i Shtabit te Përgjithshëm, Hoxha thekson në dëshmi se nuk kishte asnjë detyrim te përcaktojë vendin ku do te kryhej procesi i demontimit nga subjektet private.

"Dua te shtoj se nuk eshte shefi i shtabit qe pergjigjet me ligj per caktimin e vendit".

“Pasojat Gërdecit nuk kane ardhur si rezultat i mungesës së sigurisë ushtarake, por si rezultat i mos zbatimit te normave te sigurimit teknik e teknologjik ne vete procesin e demontimit e demilitarizimit, duke mos zbatuar e respektuar standardet për grumbullimin, përpunimin e magazinimin e sasive te municioneve, e te lendeve plasese, si dhe duke mos respektuar distancat përkatese te përcaktuara ne projektin demilitarizues, gjë për të cilën nuk kanë qenë te ngarkuara F. Armatosura. Pasojat kanë ardhur edhe si shkak i zgjedhjes nga palët të një vendi jo të përshtatshem. Si ish-shef i Shtabit te Përgjithshëm une nuk kisha asnjë detyrim te përcaktoja vendin ku do te kryhej procesi i demontimit nga subjektet private”, tha më tej ai.

Pyetje: Ne memon e dates 28.12.2006, ne pergjigje te kerkeses se SAC, ndermjet te tjerave jeni shprehur se ish reparti ushtark i Berzhites eshte i papershtatshme per demontimin e municioneve pasi nuk eshte rajon i licencuar etj... Ne projekt urdherin nr.2044 eshte percaktuar Gerdeci ne Vore si vend per realizimin e procesit te demontimit te municioneve te kalibrave 20-152 mm. A u verifikua ky ish repart nese plotesonte te gjithe kushtet qe ju parashikuat ne memon e dt 28.12.2006 per repartin e Berzhites. Pse u vendos Gerdeci si vend per realizimin e procesit?

Pergjigjia e Luan Hoxhës: Ne dhame nje pergjigje per Berzhiten duke respektuar standartet qe kemi ne FA, pasi donim te zbatonim standartet. Dalja e urdherit nr.550 pa perfshirjen tone si dhe fakti se pročesi i demontimit bazuar mbi kete urdher perfundoi me sukses, nuk la ndonje argument per te kundershtuar Gerdecin si vend per demontimin e municioneve te kalibrave 20mm deri 152mm. Po keshtu ne shkresen qe MEICO kishte derguar te Ministri per vazhdimin e demontimit ishte shenimi i Ministrit "Per veprim" c'ka u konsiderua si detyre per vazhdimin e procesit. Keto ishin arsyet qe nuk pati kundershti per vendin. Dua te shtoj se nuk eshte shefi i shtabit qe pergjigjet me ligj per caktimin e vendit.

Pyetje: Ne piken 9 te urdherit 2044, ne fajline e pare eshte parashikuar qe ruajtja e rajonit te Gerdecit dhe depove te municionit te behet nga KFB dhe ndermarja MEICO". A keni patur ndonje kerkese per licensimin e ketij rajoni dhe depove dhe a keni dijeni a eshte bere licensimi i ketyre ambjenteve qe do te ruheshin nga KFB dhe MEICO.

Pergjigje: Une nuk kam patur asnje kerkese as nga KFB as nga MEICO as nga SAC-

Pyetje: A keni patur detyrim te procedonit kryesisht per licensimin e depove dhe rajonit?

Pergjigje: Nuk kam patur ndonje detyrim per te vepruar kryesisht. Manuali i Logjistikes, ne faqen 129 flet per licensimin e depove te municionit ne F Armatosura ndersa depot qe u krijuan ne Gerdec nuk i perkisnin FA.

Pyetje: A keni mare informacione dhe a keni ushtruar kontrolle dhe a keni ngritur grupe pune per te mbikqyrur zbatimin nga strukturat vartese te urdherave te MM nr.550 dt 25.4.2007, nr. 1208 dt 19.7.2007, nr.1300 dt 7.8.2007 dhe nr.2044 dt 7.12.2007?

Pergjigje: Ne lidhje me urdherin 550 kam bere nje vizite ne Gerdec per te pare. Kam lene shenime me detyra per Drejtorine Logjistike per te ndjekje mbi nje kopje te urdherit nr.550. Gjate procesit nuk kam patur informacione per probleme. Ne viziten qe berlane Gerdec krijova nje pershtypje per procesin dhe makinerite qe realizonin cmontimin e municioneve te kalibrave 7.62mm-14.5 mm. Me urdherat nr.1208 dhe 1300 nuk jam njohur. Informacione per levizjet e municioneve nga grupdepot ne Gerdec i kam mare nga komunikatat ditore dhe nga informacionet mujore qe kane ardhur ne Shtab nga KFB dhe KM. Ne keto informacione nuk me eshte ngritur ndonje shqetesim per problemet e mbarevajtjes se zbatimit te urdherave. Ne keto informacione mund te perfshije dhe disa telefonata qe kam patur nga Ylli Pinari dhe Mihal Delijorgji per tor mungese furnizimi me municione gjate zbatimit te kontrates.se pare. Une kam mare ne telefon ose Zija Bajen ose Kadri Sulen dhe kam thene te mos pengojne punen.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:48
Gërdeci/ Dëshmia e Luan Hoxhës: Nuk u zbatuan rregullat e sigurimit teknik e teknologjik në demontimin e  armëve, vendi nuk ishte i përshtatshëm

1712695791_gerdeci.jpg

Në dëshminë e tij mbi shpërthimin e depos së armëve në Gërdec në 2009 Luan Hoxha ish shefi i Shtabit të ushtrisë thotë se masakra ndodhi për shkak se nuk u zbatuan rregullat e sigurimit teknik e teknologjik në demontimin e  armëve. Gjithashtu thekson se vendi për kryerjen e një procesi të tillë nuk ishte i përshatshëm.

“Se fundmi, pasojat e aksidentit te Gerdecit nuk kane ardhur per rrjedhoje e veprimit/mosveprimit tim ne urdhrin e MM nr 2044 te dates 07.12.2007, nuk kane ardhur as si rezultat i mungeses se sigurise ushtarake, por si rezultat i mos zbatimit te normavę te sigurimit teknik e teknologjik ne vete procesin e demontimit e demilitarizimit, duke mos zbatuar e respektuar standartet per grumbullimin, perpunimin e magazinimin e sasive te municioneve, e te lendeve plasese, si dhe duke mos respektuar distancat perkatese te percaktuara ne projektin demilitarizues, gje per te cilen nuk kane qene te ngarkuara F. Armatosura.

 Pasojat kane ardhur edhe si shkak i zgjedhjes nga palet te nje vendi jo te pershtatshem. Per kete ceshtje nga ana e jone si F Armatosura, qe ne date 28.12.2006 kur kthyem pergjigje per Berzhiten, kishim dhene kriteret per vendosjen e nje aktiviteti te tille. Si ish-shef i Shtabit te Pergjithshem une nuk kisha asnje detyrim te percaktoja vendin ku do te kryhej procesi i demontimit nga subjektet private”, tha thënë ai.

B.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë