Masakra e Peshkëpisë/ Artan Hoxha: Drejtësia vonon, por nuk harron

Masakra e Peshkëpisë/ Artan Hoxha: Drejtësia vonon, por nuk harron

Artan Hoxha

Prej orës 12:00 shtetasi shqiptar me pasaportë greke, Fredi Bejleri është duke u marrë në pyetje nga Prokuroria për Krime të Rënda ne Tiranë. Për afro tre ore deri tani, qytetari Bejleri nga Himara është përballur me oficerët e policisë gjyqësore ne zyrën e prokurorit Eugen Beci në lidhje me masakrën e 10 prillit 1994 ne repartin kufitar te Peshkëpise, ku mbeten te vrarë nga një komando terroriste e ardhur prej territorit grek, dy Dëshmorët e Atdheut, oficeri drejtues Fatmir Shehu dhe ushtari Arsen Gjini.

Bejleri i shoqëruar nga një avokat nga Vlora është duke dhënë deklarime për herë të parë në lidhje me këtë ngjarje shumë te rende qe cenoi sigurinë kombëtare dhe tërësinë territoriale te Republikës së Shqipërisë. Që në fillim oficerët e policisë gjyqësore i kane komunikuar Bejlerit zyrtarisht se ai është nën hetim për pjesëmarrje në aktin terrorist të 25 viteve më parë. Për këtë shkak Bejleri, kreu i OMONIA për Himarën, u paraqit i mbrojtur me avokat ne prokurori.

Një javë me pare KQZ i refuzoi të drejtën Bejlerit për të kandiduar për kreun e bashkisë Himarë. Lëvizja për Vorio Epirin e mbështetur nga partia neofashiste greke Agimi i Artë dhe organizata të tjera ekstremiste panepiriote janë duke u përpjekur me të gjitha mënyrat që ta rimarrin nën kontroll bashkinë e Himarës. Bashkia e Himarës ishte vazhdimisht në vijën e parë të problemeve shqiptaro-greke deri e në zgjedhjet vendore të 8 majit 2011, kur greqisht-folësi Vasil Bollano humbi zgjedhjet përballë kandidatit Gjergji Goro, i cili vazhdon të jetë në krye të kësaj njësie vendore.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Arben Metani: 23/05/2019 12:02

    Shume e zgjaten pa i dhene kusurin ketij Belerit. Thot mire poulli po se preve barin e keq ai vecse shtohet. Megjithate me mire vone se kurre. Ky mund te jete i perlyer kemb e koke ne ate krim. Nqs del i pafajshem mund te dale vetem per mungese provash. Por edhe po doli i pafajshem nga gjykata e di gjith Shqiperia dhe Greqia qe ky eshte nje nga ata qe ka lyer duart me gjak Shqipetaresh te pafajshem.

    Përgjigju
  • Paso: 23/05/2019 00:14

    Eshte me dyshtetesi: shqipetare dhe greke. Jo "qytetar shqiptar" e "me pasaporte greke". Bollano po ashtu e jo "greqisht foles". Te gjithe shqipetaret minimuni flasin nje gjuhe te huaj, a mos valle duhet te quhemi "gjuhe huaj foles?". Mesoni te shprehni faktet ne menyre korrekte.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?



×

Lajmi i fundit

Spastrimi nga ‘tradhtarët’ e nepotizmi, nesër konventa ‘kuqezi’ e PL! Sulme ndaj SPAK e ‘vizitë’ te Berisha

Spastrimi nga ‘tradhtarët’ e nepotizmi, nesër konventa ‘kuqezi’ e PL! Sulme ndaj SPAK e ‘vizitë’ te Berisha