Masakra e Qafë-Valmirit, Alibeaj në ceremoninë në Mirditë: Filloi persekutimi komunist, pothuajse gjysmë shekullor! Berisha në Facebook: Rama hesht si pasardhës i komunizmit

Masakra e Qafë-Valmirit, Alibeaj në ceremoninë në Mirditë: Filloi persekutimi komunist, pothuajse gjysmë shekullor! Berisha në Facebook: Rama hesht si pasardhës i komunizmit

Alibeja në ceremoninë e përkujtimit të Masakrës

Ajo njihet si Masakra e Qafë-Valmirit. Nga më të përgjakshmet e ndodhura pas vendosjes së regjimit komunist në Shqipëri. 14 burra, përfaqësues të dyerve më të mëdha e të më shquara të Mirditës u varën ose u pushkatuan. Reprezalja nuk u ndal me kaq. U burgosën afro 500 burra të tjerë. 300 familje u internuan. Mirdita ishte një ndër zonat që nuk iu nënshtrua lehtë regjimit të ri që u vendos në Shqipëri, menjëherë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Në këtë mënyrë regjimi u mundua ta mbyste në këtë krahinë veprimtarinë që ishte në kundërshtim me idetë e së majtës bolshevike.

Kryetari i grupit parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj, ka marrë pjesë në ceremoninë e zhvilluar në përvjetorin e kësaj masakre. Alibeaj ka shkruar në Facebook se kjo maasakër do të shënonte fillimin e një persekutimi masiv, pothuajse gjysmë-shekullor gjatë diktaturës.

“Në 17 Gusht 1949, kriminelët komunistë iu vërsulën Mirditës, e ushtruar atje terrorin më të madh të diktaturës komuniste. Nga familjet më me emër të Mirditës, 10 burra u pushkatuan e 4 u varën në litar, 12 të tjerë u dënuan me burgime të gjata, 300 familje u internuan në kampin famëkeq të Tepelenës.

Për Mirditën, si vatër e katolicizmit dhe rezistencës aktive ndaj komunizmit, masakra e Qafës së Valmirit do të shënonte fillimin e një persekutimi masiv, pothuajse gjysmë-shekullor gjatë diktaturës. Ajo krahinë pësoi gjenocidin komunist më mizor në Shqipëri, faji i vetëm i së cilës ishte rezistenca ndaj diktaturës.

Kujtimi dhe respekti ndaj viktimave të asaj masakre, përkujtohet cdo 17 gusht nga familjarë dhe pasardhës të tyre. Si dëshmi e identitetit historik, ngadhnjimit mbi të keqen dhe përkushtimit për të nxjerrë të vërtetën, që eshtrat e viktimave të prehen në paqe, që shpirti i tyre të pushojë i qetë në parajsë e që të gjallët të mbajnë fort në zemër vlerat e lirisë dhe besimit në zot. I paharruar kujtimi i tyre! Shpirti i tyre u prehtë në altar të parajsës”, ka shkruar Alibeaj.

Edhe ish-Kryeministri Berisha ka reaguar për këtë masakër. Teksa e ka konsideruar si një prej krimeve më të rënda komuniste, Berisha ka thënë se dënon edhe “heshtjen që mbajnë ndaj këtyre krimeve të tmerrshme sot, Edi Rama dhe pasardhësit e tjerë të komunistëve në pushtet”.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 12:53
73-vjetori i masakrës së Qafë Valmirit, Berisha: Rama hesht për këtë krim komunist

1660671033_berisha.JPG

Ish-Kryeministri Sali Berisha përmes një postimi në Facebook ka reaguar për 73-vjetorin e masakrës së Qafë Valmirit. Teksa e ka konsideruar si një prej krimeve më të rënda komuniste, Berisha ka thënë se dënon edhe “heshtjen që mbajnë ndaj këtyre krimeve të tmerrshme sot, Edi Rama dhe pasardhësit e tjerë të komunistëve në pushtet”.

“Të dashur miq, më 17 gusht të vitit 1949, me urdhër të xhelatit, vrasësit serial, ministrit të Brendshëm të kohës Mehmet Shehu dhe direkt kryexhelatit Enver Hoxha u ekzekutuan në Qafë Valmir, 14 burra të pafajshëm, si akt hakmarrjeje primitive për vrasjen e sekretarit të parë të Mirditës, Bardhok Biba me të cilin asnjëri prej këtyre martirëve nuk kishte asnjë lidhje. Ata u dënuan pa asnjë provë apo fakt, por vetëm si anti-komunist nga gjykatësi xhelat Bilbil Klosi. Martirët e Qafë Valmirit u detyruan ta hapin vetë varrin, gropën e përbashkët. Dhjetë prej tyre u pushkatuan, kurse katër prej tyre u varën në litar përpara qindra mirditorëve të grumbulluar me detyrim, për të qenë të pranishëm në aktin e masakrës, me qëllimin ogurzi për t’i terrorizuar ata dhe mbarë Mirditën.

Masakra e Qafë Valmirit është një nga aktet terroriste më të shëmtuara të krimeve kundër njerëzimit dhe gjenocidit komunist të regjimit të Enver Hoxhës, Hitlerit shqiptar të pas Luftës së Dyte Botërore, është një nga hakmarrjet më të verbra dhe më primitive, që kishte për qëllim shtypjen e rezistencës së pamposhtur anti-komuniste të Mirditës. Duke u përulur me nderimin më të thellë para kujtimit të ndritur të martirëve mirditorë të Qafë Valmirit, që ranë për t’u bërë të pavdekshëm nga akt-hakmarrja e egër, dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë krim makabër të kryexhelatëve të popullit shqiptar, Hoxha-Shehu, por edhe heshtjen që mbajnë ndaj këtyre krimeve të tmerrshme sot, Edi Rama dhe pasardhësit e tjerë të tyre në pushtet”, ka shkruar Berisha.

K.T./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Soni: 17/08/2022 14:35

    Tmerr kur degjojme lajme te tilla nga keto njerez te ndyre qe na kan flliqur Shqiperine

    Përgjigju
  • Ilion: 17/08/2022 14:32

    Keto jane kriminela e dalin e flasin lart e posht,Rames nuk i afroheni as te gishti juu

    Përgjigju
  • Venera: 17/08/2022 14:18

    Po ik o doktori enverit su bere ti te na flasesh per komunizmin

    Përgjigju
  • Erdi: 17/08/2022 14:18

    Po ti ca je liberal o funderrine po me komunist se ty nuk ka

    Përgjigju
  • Geris: 17/08/2022 14:11

    Turpp turp qe nxjerrin keto lajmee qe skane pik lidhje me Ramen

    Përgjigju
  • Dritan: 17/08/2022 13:58

    Kush del e flet per krime krimineli me i madh ne shqiperi

    Përgjigju
  • Viçidoli: 17/08/2022 13:55

    O salhe Viçidoli po për masakrën e 2 prillit në Shkodër 4 të vrarë,për masakrën e 97 mbi 3000 të vrarë,për masakrën e 98 pishtari i demokracisë i vrarë,për masakrën e Gërdecit 27 të vrarë,për masakrën e 21 janarit 4 të vrarë e sa e sa të mbytur në det,e sa esa të vënë në shërbim të Isis apo për Remzi hoxhën e zhdukur ,Kosta Trebicka e vrarë a ke me thënë gjë për së gjalli o s-ahle janë 100% vepra të tuat S-ahle dhe në botën e përtejme do t'i kesh pas,në mos t'i Xeni,gita,niprit, mbesat do t'a paguajnë këtë gjak e këto jetë të marra nga dora jote,drejtësia ka vdekur por zoti vonon por nuk harron,.

    Përgjigju
  • Mindi: 17/08/2022 13:52

    Si bo ky berisha o zot sikur eshte ndnj patriot i madh

    Përgjigju
  • Teo: 17/08/2022 13:49

    Skeni me ca mereni e flisni budalliqe

    Përgjigju
  • Tea: 17/08/2022 13:48

    Se per ca i hapni kto muhabete qe kan ndidhur para sbum kohesh nuk e di leje iher dkan lidhje me ramen

    Përgjigju
  • Jorgo: 17/08/2022 13:48

    Shife me ca merren keta rropqimat more bojn kot si patriota

    Përgjigju
  • Arti: 17/08/2022 13:48

    Kto jan ceshtje te vjetra ska lidhje ketu rama

    Përgjigju
  • arjan: 17/08/2022 13:42

    vetem te flini keq dini ju o sali shikoni veten ne rradhe te pare se jeni te zhytur deri ne fyt

    Përgjigju
  • altin: 17/08/2022 13:38

    e kane bere bajat kto qe cdo gje e lidhin me Ramen, je shume kot o sali

    Përgjigju
  • Emigrant: 17/08/2022 13:36

    Turp tju vij ngrini ne pidestal nje grup terrorist qe vrau shum njerez pse u hapen shkolla apo venin ne aksion vran deputetin e kuvendit popullor bardhok biben Cfar doni ju qe gricni plaget qe kullojn gjak qe familjet e ushtareve dhe policeve te vrar nga keto benda te bejn vete drejtesi Edhe njehere turp tju vij qe diversantet qe ishin ne sherbim te spiunazhit te huaj ti beni heronj

    Përgjigju
  • Orsi: 17/08/2022 13:18

    O budall po ik ore se le nam perzotin

    Përgjigju
  • Senti: 17/08/2022 13:18

    Akoma me keto muhabete ky

    Përgjigju
  • Genci: 17/08/2022 13:17

    Po ik ore palle se le nam

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 17/08/2022 13:14

    Plaku Viçidolit mos na e ha ate që s'thuher,kokërr komunist i qelbur. Ne rastin konkret terrorit bardhe ju pergjigj me terror te kuq. Kaq e thjeshte. Plak i pshurrun na u hiq sysh.

    Përgjigju
  • Sona: 17/08/2022 13:04

    Keto jane ceshtje te mbyllura qe ska pse te vijne perseri ne vemendje

    Përgjigju
  • Klajdi: 17/08/2022 13:04

    O sali akoma vazhdo ti m plak le nam po ec mbyll sqepin aty

    Përgjigju
  • Bledi: 17/08/2022 13:04

    Cdo gjo ashtu si jua do qejfi ju i ktheni turp

    Përgjigju
  • Gzim: 17/08/2022 12:59

    Mos fol per krime ti i hajdut

    Përgjigju
  • luli: 17/08/2022 11:15

    Masakra e Qafë-Valmirit që një vepër e regjimit komunist në Shqipëri në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e Bardhok Bibës.

    Përgjigju
  • luli: 17/08/2022 11:14

    Më 1 gusht 1949 në Shqopën të Munegjës në Mirditë u bë një mbledhje e Nënkomitetit Krahinor të Mirditës, në përfundim të të cilit Ndue Pjetër Gjomarkaj ishte zgjedhur kryetar. Mbledhja vendosi vrasjen e Bardhok Bibës.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A ka politika frikë nga SPAK-u?



×

Lajmi i fundit

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoninë e Veriut, numërohen mbi 90 përqind të votave! Kandidatja e VMRO-së kryeson bindshëm, ku renditën shqiptarët