Masakra e Selenicës, sociologu Gëzim Tushi në Report Tv: Tre faktorët që çojnë shqiptarët drejt krimit

Masakra e Selenicës dhe karakteri i autorit të saj, një 24-vjeçar gjakftohtë, ka vënë në lëvizje sociologët dhe psikologët të cilët bashkohen në një pikë, te analiza dhe diagnoza e thellë e tipologjisë së këtij rasti. Sociologu i njohur, Gëzim Tushi i ftuar në studion e Report Tv, rendit tre faktorë të cilët sipas tij po nxisin gjithnjë e më shumë krime të rënda dhe tronditëse për shoqërinë tonë. Roli edukativ në familje, shkolla dhe substancat narkotike, sipas Tushit kanë forcuar prirjen kriminale. 

Pse ky nivel kriminaltieti i zgjeruar në shoqërinë shqiptare? Si t'ia thyejmë dhëmbët krimit.. Niveli i kriimt është i lidhur me familjen shqiptare. Familja shqiptare ka pësuar tronditje shumë të forta bnga ajo familja e dikurshme autoritariste, patriarkale, por ama funksionet edukative i kishte. Kishte respekt për familjen, prindin, fqinjin. Sot, familja ka ndryshuar strukturalisht për mirë, sigurisht, është më liberale, demokratizuar, horizontalizuar, por ama ka ndodhur një gjë e keqe, ka humbur rolin dhe funksionet edukative të saj. Prindërit habiten kur fëmija del kriminel. Ke harruar, je marrë me problemet e jetës, punës, fitimit, parasë dhe nuk je marrë me familjen. Në shkolla gjithashtu i njëjti problem. Ka humbur vëmendjen nga funksioni edukativ. Në shoqërinë shqiptare krimi po shtohet edhe për shkak të drogës, alkoolit të cilat sjellin mpirje të trurit, humbje të vetëdijes. Bëjnë që brenda njeriut të nxiten instiktet mbi arsyen. 

Gëzim Tushi, sociolog

Ngjarje të tmerrshme dhe të frikshme e quan Gëzim Tushi masakrën në Resulaj të Selenicës aty ku Ritvan Zykaj zbrazi pa mëshirë breshërinë e kallashnikovit mbi tetë persona, të gjithë të afërm të tij, për shkaqe banale. 

Ishte një ngjarje e tmerrshme, e frikshme dhe e papranueshme për shoqërinë tonë. Krimineli monstër bëri një masakër të patolerueshme në fshatin Resulaj. Duhet një analizë, një diagnozë e thellë për tipologjinë e këtij rasti. Them se kjo ngjarje ishte kulmi, iu mori jetën 8 njerëzve, kjo kërkon një analizë të thellë. Fenomeni i krimit në shoqërinë shqiptare është masiv, i shpeshtë, i kudondodhur ka prekur të gjithë jetën sociale dhe shoqërore burri vret gruan, djali vret gjyshin, adoleshentët në shkollë i marrin jetën njëri-tjetrit. Duke parë përtej rastit të këtij krimineli, mos ka një ndërhyrje të krimit në shoqërinë tonë që të mësohemi të jetojmë me krimin dhe kriminelët. Kjo më frikëson mua. 

Gëzim Tushi, sociolog

Përgjegjësi për rastin, thotë Tushi, ka edhe policia lokale, të cilët e kishin shoqëruar disa herë Zykaj pasi qëllonte me armë zjarri në fshat. 

Nga ato që kemi lexuar, edhe pse jam vetë nga Vlora, nuk i kam njohur këta. Ky djali ka qenë problematik me një background asocial në shkollë, i pashoqërueshëm, me katër klasë. I gjithë ky rrugëtim i tij duket se të çon drejt krimit. Jo vetëm familja ka përgjegjësi, por edhe policia. Policia duhet të ketë informacion për çdo rast. Polici i lagjes duhet ta dijë se ky njeri që gjuan me armë, e ke shoqëruar, duhet vlerësuar më shumë. Në kohën e sotme problemet e karakterit psikologjik do vijnë duke u shtuar. Prirjet individualiste do t'i japin implus këtyre njerëzve. Prandaj duhet shtuar roli i psikologut në shoqëri, në shkollë, spitale, burgje, policinë e shtetit, komunitet.

Gëzim Tushi, sociolog

Si mund të shmangen tragjedi të kësaj natyre?
"Nevojitet një aleancë e madhe që nga shkolla, familja, institucionet fetare për të dënuar krimin dhe kriminelët. Nuk duhet të mbyllim derën që ky nuk është problemi im, duhet reagim i të gjithëve", thotë sociologu i njohur.  

Rikthim dënimit me vdekje? 
Sociologu Gëzim Tushi thotë se është kundër dënimit me vdekje. Sipas tij, rasti duhet trajtuar në tërësi te fajtorët që nxisin atë. "Nuk është mjeti që zgjidh problemin. I kuptoj njerëzit, reagimin në rrjetet sociale, sepse ka vrarë tetë veta. Por pavarësisht reagimeve emocionale që thotë se kësaj monstre i duhet dhënë një dënim shembullor publik, ka një debat sociolog dhe politik. Konsertavorët thonë se krimi është indivual dhe ky duhet ekzekutuar për këtë krim. Ka një prirje liberale që niset nga parimi që mund t;i marrësh jetën kriminelit, por kjo s'e zgjidh problemin. Në vend që të merresh me kriminelin, duhet të merresh me fenomenin. E ekzekuton por krim do ketë sërish. Të shkojmë të faktorët që e stimulojnë krimin"

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK

Hetimi pasuror, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj paraqitet në SPAK