Masakra e Shkozetit, si i gënjeu
Verbofshi shokët e viktimave

Masakra e Shkozetit, si i gënjeu<br />Verbofshi shokët e viktimave
TIRANE- “Jam i penduar për atë që kam bërë, kërkoj falje. Më dënoni sipas ligjit”. Këto janë fjalët e dhanë para gjykatës së Durrësit të Odise Verbofshit, autorit të vrasjes dhe më pas djegies së dy shtetasve Shaban Babasi dhe Albert Kasallës në Durrës. Verbofshi, ka deklaruar në prokurori se kishte gënjyer dy shokët e viktimave, të cilët i kërkonin duke i pohuar se, Kasalla dhe Babasi janë larguar në drejtim të paditur, pasi kishin kryen plagosjen e dajës së tij. E gjitha kjo ka qënë një inskenim, për të mbajtur të fshehtë trupat dhe më pas në darkë ka vendosur ti djegë të dyja kufomat, pasi kishte blerë disa litra benzinë në një karburant në autostradë.

Sipas dëshmisë së Verbofshit, krimi kishte ndodhur për shkak të një konflikti me dy viktimat lidhur me pazarin e drogës. Verbofshi kërkonte blerjen e 1 kg kanabis me 300 euro, ndërsa viktimat kanë dashur ta blejnë atë për 257 euro kilogrami. Për pasojë mes tyre janë nxehur gjakrat duke bërë që Verbofshi të qëllojë me nga një plumb në kokë, Babasin dhe Kasallën, duke i lënë të dy të vdekur. Për këtë krim gjykata ka vendosur të lerë në burg Verbofshin ndërsa për shtetasin Gazep Pili ka caktuar masën e “detyrimit për paraqitje”.

Takuan dajën
Nga hetimet ka rezutuar se dy viktimat kanë ardhur në qytetin e Durrësit me automjetin me targa AA xxx BJ së bashku me shtetasin B. A., për të takuar një të njohurin e tyre me emrin Odise Verbofshi, i cili ka një servis automjetsh në lagjen nr.14, Shkozet Durrës. Takimi i viktimave me të dyshuarin Odise Verbofshi është bërë në lagjen nr.14, Shkozet Durrës tek një karburant rreth orës 12:00 të datës 20 shkurt 2014.

Viktimat pasi janë takuar me të dyshuarin Odisen, i kanë thënë B.A. që të priste aty se kishin një punë dhe do ktheheshin shpejt duke levizur me automjetin me targa AA xxx BJ që përdorej nga viktima Shaban Babasi. Pasi ka kaluar një kohë rreth një orë B.A, shok me viktimat ka qënë në pritje të tyre tek servisi i të dyshuarit Odises. Por akoma nuk po vinin dy viktimat. Aty është afruar i dyshuari Odise ku B.A e ka pyetur se ku janë Shabani me Albertin dhe ai i ka thënë se do vijnë, por tani kanë takuar dajën.

Komunikimet
Odise Verbofshi, ka gënjyer dy shokët e viktimave të cilët gjatë asaj dite kanë komunikuar në telefon dhe verbalisht me autorin e krimit. Ai u ka pohuar se dajën e kishte çuar në një doktor privat ndërkohë që dy personat ishin zhdukur për tu strehuar. Dy shokët e Babasit dhe Kasallës, kanë bërë kërkime por pa rezultat, derisa sa janë njoftuar nga policia për ngjarjen e rëndë.

Shkrimi u publikua sot (25.02.2014) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?



×

Lajmi i fundit

Durrës/ 24-vjeçari plagoset me armë zjarri, paraqitet në spital! Rrethanat e paqarta

Durrës/ 24-vjeçari plagoset me armë zjarri, paraqitet në spital! Rrethanat e paqarta