Masakra me 3 gra të vrara në Tiranë, protestë para Ministrisë së Drejtësisë: Nuk duam të jemi viktimat e radhës

TIRANË- TIRANË- Dhjetëra qytetar protestuan sot para Ministrisë së Drejtësisë, pas vrasjes së trefishtë që ndodhi një ditë më parë në Tiranë, ku Dan Hutra ekzekutoi me armë tre gra dhe plagosi me thikë tre të tjera. Me thirrjet ‘Siguri për vajzat dhe gratë’, ‘Gratë vriten, shtetit hesht’ një grup protestuesish ngritën një sërë pyetjesh se pse Dan Hutra endej i lirë, pas gjithë këtyre krimeve që kishte bërë, kundrejt grave. Ato bënë thirrje që edhe me 8 mars Ditën Ndërkombëtare të Gruas, të marshojnë në shenjë protestë për një jetë të drejtë dhe pa dhunë.

‘Duhet mobilizim i të gjitha ministrive të shtetit për një platformë kombëtare ndaj femincidit. Sot duhet të reagojmë sa më shpejt para se tu vijë radha, fëmijëve, shoqeve, motrave tona. Hajde të dalim në rrugë edhe për 8 mars. Nuk i ha më gjepurat tuaja. Këtu do të marshojmë edhe për 8 mars për një jetë të drejtë dhe pa dhunë, i duam të gjitha gratë e gjalla. Nuk duam ti vajtojmë më gratë e kësaj republike.’- u shpreh një nga protestueset.

Aktivistët e shoqërisë civile janë shprehur të indinjuara ndaj institucioneve të cilat kanë liruar Dan Hutrën edhe pse me një rekord të pasur kriminal ku përfshihen vrasje e përdhunime.

‘Dje ka ndodhur një krim i tmerrshëm. 3 gra janë vrarë nga dora e një burri dhe 3 janë plagosur. Ato nuk do kërkojnë më që policia të kapë vrasësin apo të bëhet reforma në drejtësi. Sot ne jemi përballur me një vrasës që ka kryer një rim që mund të shmangej. Ai ka vrarë gruan e parë dhe ka përdhunuar një tjetër, dhe policia nuk e di që ky është i rrezikshëm. Si ka mundësi që institucionet kanë dështuar për të mbrojtur jetën e këtyre grave? Duhet të flasim që e kemi normalizuar dhunën, femicidin e kemi konsideruar normal. Nuk është krim pasioni por vrasje e gruas. Ky është momenti të flasim më shumë”, u shpreh një nga protestueset.’- tha një protestuese.

Skema si ndodhën vrasjet 
Në orën 12 e 15 minuta, autori Dan Hutra, në rrugën "Teodor Keko", në afërsi të mbikalimit te “Pallati me shigjeta”, ka plagosur me thikë Marjana Gurakuqin, 40 vjece, banuese në Astir. Menjëherë pas kësaj ngjarjeje, autori është larguar me automjetin tip “Benz” me targa AA 531 UK, të cilin e kishte marrë me qira dhe rreth orës 12:35 minuta ka shkuar në rrugën "Rustem Haklaj", në Kodër-Kamzë, te banesa e ish-bashkëjetueses së tij.

Dan Hutra ka plagosur me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe (ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj) dhe ka vrarë me armë zjarri Mevlute Hysën 30 vjeçe, (motra e ish-bashkëjetueses së tij) dhe Hasime Dafkun 30 vjeçe, (e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses). 

Pas kësaj ngjarjeje, autori ka lëvizur në drejtim të rrugës “Abdyl Elmazi”, në rrugën e Arbrit, ka vijuar në rrugën “Besëlidhja”, Bathore dhe rreth orës 12:48 minuta ka ndaluar te banesa e familjes Kurti, ku ka vrarë me armë zjarri shtetasen Etleva Kurti, 31 vjeçe. Theksojmë se për ngjarjen e parë të ndodhur në rrugën “Teodor Keko” Policia e Shtetit ka marrë njoftim në orën 13:40 minuta, nga një telefonatë në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, pra pas ndodhjes së dy ngjarjeve të tjera.

Kush është Dan Hutra?
Dan Hutra është një njeri i njohur për drejtësinë shqiptare. Ai ka një skedë të pasur kriminale ku përfshihen vepra të ndryshme penale për përdhunim, pengmarrje, vrasje, 2 tentativa të bujshme arratisjeje, sherret në burg, vjedhje, në total 20 vite histori kriminale! Autori i ngjarjeve, Dan Hutra, është person me precedent të theksuar kriminal, i dënuar në vitin 2003, me 2 vjet burgim, për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë", i dënuar në vitin 2009, me 16 vjet burgim për vrasje me paramendim, në vitin 2021 është arrestuar për vjedhje banesash nga DVP Durrës dhe po në vitin 2022 është arrestuar po nga DVP Durrës, për tentativë vjedhje banesash. Gjithashtu, më 16 qershor 2022 është arrestuar nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për dhunë në familje ushtruar ndaj ish-bashkëjetueses Elena Hysa, dhe ka dalë nga burgu më 16 shkurt 2023. Këtu mësoni si u lirua ky monstër.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Linda: 03/03/2023 09:08

    I paharruar kujtimi i vajzave dhe gjithmone ti kujtojn familjet e tyre.Keto jane problemet kryesore te shoqeris shqiptare qe duhet protestuar ne mbrojtje te vajzave dhe grave dhe dhunes ne familje.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sa i përhapur është korrupsioni në Shqipëri?



×

Lajmi i fundit

Në kërkim nga Italia për prodhim dhe shitje droge, pranga 39-vjeçares në Dibër

Në kërkim nga Italia për prodhim dhe shitje droge, pranga 39-vjeçares në Dibër