1765218323_ursulavonderleyen.jpg

Shefja e BE-së, Ursula von der Leyen,  tha të dielën se ishte “e tronditur” nga një të shtënë vdekjeprurëse në plazhin ikonik Bondi të Sidneit. Diplomatja më e lartë e bllokut e dënoi si një “akt të tmerrshëm dhune” kundër komunitetit hebre.

“Evropa qëndron përkrah Australisë dhe komuniteteve hebraike kudo që janë. Ne jemi të bashkuar kundër dhunës, antisemitizmit dhe urrejtjes. Ky akt i tmerrshëm dhune kundër komunitetit hebre duhet të dënohet pa mëdyshje”, shkroi von der Leyen, Presidentja e Komisionit Evropian, në X.


Lajmi kryesor:

Akt terrorist në Australi/ 2 persona hapin zjarr mbi turmën e njerëzve në festën hebraike! 16 të vdekur, mes tyre 1 nga autorët dhe 1 vajzë e mitur! Arrestohet vrasësi tjetri (VIDEO)