Masakra mjedisore e kompanisë turke në Kukës, inspektorati vlerëson dëmin në 160 mln euro, por e gjobit 1 mln lekë

Vetëm 1 milion lekë të vjetra gjobë, për kompaninë koncesionare turke, “Illyria Minerals Industry”, e cila ka shkaktuar për shumë vite me rradhë në Kalimash, një dëm të konsiderueshëm në burimet natyrore në qarkun e Kukësit. 

Ky është vendimi i marrë në nëntor 2019, nga dy inspektorët e Inspektoriatit Shtetëror të Mjedisit dhe Pyjeve, Gëzim Vata dhe Kreshnik Onuzi. Pikërisht këta inspektorë gjatë inspektimit në terren të vetëm disa prej gropave kërkimore dhe terrenit të rrugëve të hapura nga kompania “IMI”, kanë vlerësuar se dëmi mjedisor, përllogaritet në vlerën financiare prej njëzet miliardë e tridhjetë e shtatë milion e gjashtëqind e dyzet e pesë mijë lekë që e përkthyer në valutë euro, ku dëmi mjedisor, shkon në 160 milion euro. 

Mirëpo ndryshe nga konstatimi i këtij dëmi kaq të lartë në teren, dy inspektorët në letra janë treguar shumë të butë, ndaj kompanisë konçesionare “Illyria Minerals Industry”, cilën e kanë gjobitur me vetëm 1 milion lekë të vjetra. 

“..shkeljet e gjetura në teren nga inspektorët e mjedisit, janë cilësuar si shkelje administrative dhe jo të karakterit penal, ndaj dhe vlera e gjobës ndaj subjektit privat është kaq e ulët, thuajse e papërfillshme…”-tha për “Report Tv” një burim pranë këtij inspektoriati. 

Ndërsa dëmi i llogaritur nga Bashkia Kukës shkon në shifra astronomike 37 miliardë dhe 892 milion lekë të reja. Megjithatë ky inspektim në terren nga dy zyrtarët Gëzim Vata dhe Kreshnik Onuzi, vijon të kryhet edhe për disa nga kantierët e kërkimit të mineralit të kromit që kompania “IMI”, ka hapur dhe i shfrytëzon pa leje. 

Ndërkohë nga ana tjetër prokuroria e Kukësit ka rregjistruar tashmë një hetim penal për veprën “Shkatërim të tokës dhe fondit Pyjor”, duke u bazuar në një kallëzim të bashkisë Kukës. Por njëherësh edhe Drejtoria e Policisë Kukës, konfirmon se për këtë çështje ka nisur një verifikim në teren, për të konstatuar shkeljet dhe se burimet bëjnë me dije se të gjithë personat abuzues do i referojë në prokurorinë e rrethit. 

Masakra ambientaliste është shkaktuar në fondin pyjor dhe kullotë që i përkasin zonës së Kukësit, ku kompania “Illyria Minerals Industry” jo vetëm që shkatërruar ambientin por ka ndotur dhe ujërat e liqenit të Fierzës, të nominuar së fundi nga qeveria për kultivimin e peshkut. Tashmë kjo kompani konçesionare e vënë në qendër të akuzave për shkatërrimin e mjedisit në territorin e Bashkisë Kukës, po përballet me një hetim penal nga prokuroria e këtij qyteti.

 Procesverbali për vlerësimin e dënimit 

/r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Gazmend Haruni: 18/12/2019 14:39

    Po njerëzit po të kenë ujë nuk bëjnë depozita sepse harxhime janë.Nuk është nevoja të bëj ligje sepse llogjika e bën vetë ligjin.

    Përgjigju
  • Vladimir: 18/12/2019 14:13

    Prokuroria te ndjeke penalisht inspektoret e korruptuar qe paguhen pikerisht per te mos e lejuar kete shkaterrim. Kompania gjeti shqsh dhe beri pershesh.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    17 Dhjetor, 08:53

    Hapet një tjetër grupkapitull me BE, a po ecet shpejt drejt integrimit?



×

Lajmi i fundit

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve

VIDEO/ Atentati në Vlorë, policia lëviz automjetin e djegur të autorëve