Merr të tjera përmasa hetimi pas shoqërimit dhe lirimit të vëllait të deputetit Vangjel Tavo në Gjirokastër.
Burime për REPORT TV, nga grupi hetimor në Gjirokastër, shprehen se po hetohen për “shpërdorim detyre” punonjësit e Inspektoriatit Rajonal të Mjedisit në Gjirokastër të cilët janë pjesë funksionale të LSI si dhe Bashkia Dropull.
Biznesmeni Grigor Tavo dhe Niko Lici, kanë dëmtuar një kullotë në fshatin Dervician për të nxjerrë gurë.
Ditët e fundit para shoqërimit dhe lirimit të vëllait të deputetit kanë ndodhur disa lëvizje në Inspektoriat. Pasi kryeinspektor deri para pak ditësh ka qenë Kristaq Thimjo, ish-njeri i afërt me familjen Tavo.
Pas prishjes së marrëdhënieve mes Tavos dhe Thimjos, ministri Koka e ka pezulluar nga pozicioni i kreut të Inspektoriatit të Mjedisit në Gjirokastër dhe ka komanduar Filip Viton, i cili është njeri i besuar i Tavos.
Filip Vito, sipas burimeve të Report Tv jo vetëm që është në ndjekje penale për një tjetër rast, por nuk po lejon që të kryhet inspektimi mjedisor i kullotës së dëmtuar nga gurorja e Grigor Tavos.
Banorët e Dervicianit e kanë denoncuar këtë masakër prej vitesh, ndërsa hetimi pritet të zbulojë të tjera shkelje.
Policia: Gurorja e Tavos ka dëmtuar mjedisin në Jorgucat
Policia sqaron se Grigor Tavo është proceduar pasi është administrator i një firmë për nxjerrjen e inerteve në Jorgocat të Gjirokastrës, firmë e cila ka dëmtuar mjedisin duke mos respektuar lejen përkatëse.
Grigor Tavo është shoqëruar për disa orë në polici, por më pas është vendosur që ai të hetohet në gjendje të lirë.
dy.b/shqiptarja.com
/Shqiptarja.com