TIRANE - Pas atentatit mafioz në qytetin e Elbasanit ku mbetën të vrarë tre persona dhe u plagosën tetë të tjerë, Policia e Shtetit ka bërë ndryshime në radhët drejtuese të bluve në këtë qark. Shefi i komisariatit të Elbasanit Oltion Kumbulla është transferuar zëvend shef në komisariatin numër 4 në Tiranë. Në vendin e tij, është emëruar Luan Arifi, i cili më parë mbante postin e shefit të Komisariatit të Matit.
 
Ndërkohë, edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Elbasanit Shkëlqim pepkola është transferuar dhe emëruar në të njëjtin post por në Policinë e Korcës. Në vendin e tij, zëvendësdrejtor i Policisë së Elbasanit është emëruar Skënder Hitaj, i cili la vendin e zv.drejtorit të Lezhës që mbante deri para transferimit. Në Lezhë, është vendosur në postin e zv.drejtorit të Policisë Gentian Shehaj, i cili u transferua nga policia e Korçës. 

Ndryshimet e tjera ne polici

Arjan Feri deri tani Shef Sektori ne Burimet Njerezore ne Drejtorine e Pol Shtetit transferohet dhe emerohet Drejtori i Drejtorise per Kufirin dhe Migracionin Gjirokaster.
 
Qerim Aliaj deri tani Drejtori i Kufirit Gjirokaster transferohet dhe emerohet Drejtor i Kufirit Shkoder.
 
Drejtori i Policise Kufitare Shkoder Rakip Kazani transferohet dhe emerohet Shef Sektori i Burimeve Njerezore ne Drejtorine e Pergjithshme per Kufirin dhe Migracionin.
 
Llazar Pina deri tani Specialist ne Drejtorine e Pergjithshme per Kufirin dhe Migracionin, transferohet dhe emerohet Shef Sektori ne Burimet Njerezore ne Drejtorine e Policise se Shtetit.
 
Artan Shkembi deri tani Shef Sektori i Antidroges ne Drejtorine  per Krimin e Organizuar e Krimet e Renda transferohet dhe emerohet zv/drejtor i Policise ne Drejtorine e Policise vendore Vlore.
 
Ilirjan Balla nga zvdrejtori i Pol Vlore transferohet dhe emerohet zvdrejtor i Pol Diber.

Bashkim Shehu nga zv.drejtor Diber transferohet e emerohet zëvendësdrejtor i Policisë Kukes.

Rezar Velmishi deri tani Specialist ne  Drejtorine e Hetimit e per Narkotiket e Trafiqet ne Drejtorin e Pol Shtetit transferohet dhe emerohet zv.drejtor i Policisë Durres.

Shkelzen Rexhepi deri tani zv.drejtor i Policisë Durres transferohet dhe emerohet Shef Sektori i Interpolit.

Redaksia Online
(Gre.M/Shqiptarja.com)