Në një moment të tensionuar, një sulmues i armatosur me pushkë e shndërroi Bondi Beach në një skenë terrori, duke qëlluar në drejtim të turmës.
Sipas videove të shpërndara në mediat sociale, një burrë me bluzë të bardhë, i cili dukej i fshehur pas një makine, ndërmori një akt të papritur. Ai ia doli të afrohej mbrapa sulmuesit dhe, me një veprim të shpejtë, e kapërceu atë dhe e çarmatosi me duar të zhveshura. Pas përleshjes, ai arriti të merrte armën nga terroristi, duke shmangur përdorimin e saj dhe duke mos e qëlluar.
Në atë moment, ai u bë qendër e vëmendjes globale, ndërsa videoja e tij bëri xhiron e botës, duke u shpërndarë menjëherë në rrjetet sociale. Videoja tregon një përleshje të shkurtër, e cila pasoi me qytetarin që kontrollonte armën, por nuk qëlloi, duke i dhënë mundësi sulmuesit të largohej nga vendi.
Ahmed al-Ahmed, 43 vjeç, është një qytetar i Sydney-t, mysliman dhe pronar i një dyqani frutash në periferi të Sutherland. Ai ka dy fëmijë dhe, sipas informacioneve nga familja e tij, nuk ka pasur asnjëherë përvojë me armët. Aktualisht ai ndodhet në spital pas plagëve të marra gjatë incidentit, përfshirë një plagë në krah dhe dorë.
Në pasojat e incidentit, shumë autoritete, përfshirë kryeministrin e Uellsit të Ri Jugor, Chris Minns, e përshkruan Ahmed al-Ahmed si “hero”, duke e lavdëruar për guximin dhe vendosmërinë e tij në një situatë kaq të rrezikshme. Një tjetër qytetar që ishte gjithashtu prezent në vendngjarje ndihmoi në përballjen me terroristin, por ndodhi që ai të mos mund të qëllonte.
Sulmi terrorist u shënua gjatë një feste të Hanukah në plazhin më të njohur të Australisë. Të paktën 15 persona vdiqën, teksa 27 të tjerë plagosën. Kryeministri Anthony Albanese e cilësoi sulmin si një akt të rëndë antisemitizmi të drejtuar kundër komunitetit hebre, teksa thesksoi se do të ashpërsojë ligjet për armët
Komente









