VLORE - “Arrest me burg” është masa e sigurisë që ka dhënë mesditën e sotme Gjykata e Vlorës për dy prej autoreve të masakrës së 8 prillit, ku mbeten të vrarë tre të rinj dhe një tjetër mbeti i plagosur .
Ani Begaj dhe Bertil Alliaj të akuzuar për vrasjen e dy personave kanë hyrë në gjykatë nën masa të rrepta sigurie, ndërsa Aleksandër Llanaj, tjetër I arrestuar për këtë ngjarje ndodhet ende në spital, ambient në të cilin pritet të jepet edhe masa e sigurisë ndaj tij.
Gjyqtari I cështjes, Ervin Troshi, pasi u njoh më provat e paraqitura nga prokurorja Elona Alvora, vendosi të lërë në burg dy të rijntë.
Rrugica “Zaho Koka” në qytetin e Vlorës u kthye në një far ëest mesditën e tete prillit.
Tre persona mbetën të vrarë gjatë përplasjes me armë në lagjen e njohur si “Çole” ndërsa një person i katërt mbeti i plagosur.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth mesditës në ambientet e jashtme të lokalit “Adore”, kur nga dy makina BMË X5 u qëllua me kallashnikov në drejtim të 27-vjeçarit, Alfred Velaj, dhe 29-vjeçarit Haki Rakipaj të cilët ndodheshin të ulur në lokal.
Por dy të rinjtë janë kundërpërgjigjur duke qëlluar me pistoletë kundrejt autorëve, e për pasojë humbën jetën, Albi Limaj, dhe u plagos Aleksandër Llanaj, ndërsa edhe Velaj me Rakipaj nuk mundën t’i rezistonin plagëve të marra duke ndërruar jetë.
Lidhur me këtë ngjarje policia prangosi, Bertil Alliaj, dhe Ani Begajn, të cilët sot do të njihen edhe me masën e arrestit.
Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com

VIDEO
Gjykata lë në burg 2 prej autorëve">