Masakra në ish-bllok, shtyhen me 3 muaj të tjerë hetimet për ish- komandon Merviol Bilo

Masakra në ish-bllok, shtyhen me 3 muaj të tjerë hetimet për ish- komandon Merviol Bilo

Prokuroria e Tiranës ka shtyre me 3 muaj të tjerë hetimet për ngjarjen e ndodhur në zonën e ish-bllokut në 4 tetor 2018, ku mbeti i vdekur në vend Fabian Gaxha, dhe u plagosën biznesmeni Ervis Martinaj e Eljo Hato. Vendimi për shtyrjen e hetimeve është marrë nga dy prokurorët e çështjes Artan Lulaj dhe Anisa Qilimi, të cilët kanë kërkuar kohë të njihen me të dhënat financiare që Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, të sjellë për bizneset e biznesmenit, Martinaj.

Kjo pasi ndaj Martinaj prokuroria e Tiranës ka nisur një hetim paralel me ngjarjen e masakrës në ish-bllok, për akuzën e "Pastrimit të produkteve të veprës penale". Në fakt vetë Martinaj, në këtë ngjarje të rëndë, të ndodhur në ambjentet e brendshme të lokal "Monopol" në pronësi të Redi Popeskut, mbeti i plagosur me një plumb në qafë.  Ndërsa personi kryesor që shkaktoi këtë masakër me një të vrarë dhe dy të plagosur, është një oficer i trupave komando në Tiranë, i quajtur Merviol Bllo.

 Që ka dita e ngjarjes e deri më sot Merviol Bilo, është shpallur në kërkim dhe sot e kësaj dite ende nuk është arrestuar nga policia e Tiranës. Bilo, është kushëriri i parë i këngëtares Elvana Gjata, dhe se ditën e ngjarjes Bilo, ka qenë nën shoqërinë e të dashurit të Elvanës, Ervin Mata. Për këtë ngjarje që la të vdekur një person dhe dy të plagosur rëndë, momentalisht nuk ka asnjë person në burg.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive

Kushtetuesja tha 'garantohet vota parapëlqyese në 2/3 e listës', shifrat e sondazhit: Mbi 80% e ligjvënësve zgjidhen nga krerët e partive