Masakra në Kanada, del përpara gjykatës shoferi vrasës, reagon babai i autorit: Na vjen shume keq për ngjarjen

Autori i sulmit akuzohet për vrasjen e 10 personave dhe plagosjen e 15 të tjerëve. Me të i pranishëm në gjykatë ishte dhe babai i agresorit i cili u shpreh se  ndihet shumë keq për veprimin e të birit që shkaktoi tmerr ne rrugët e Torontos.

Babai i shoferit vrasës, i cili la 10 të vdekur dhe 15 të plagosur, duke hyrë me automjet në një turmë këmbësorësh, kërkoi falje për djalin e tij pas daljes nga gjykata. Alek Minassian 25 vjeç, doli përpara gjykatës, ku u akuzua për vrasje të shkallës së parë dhe për 13 vrasje në tentativë.

Vahe Minassian, ishte ulur në rreshtin e parë, kur akuzat u lexuan kundër djalit të tij. Djali i tij u akuzua për këto vrasje makabëre ndërsa babai i autorit ishte i vetmi anëtar i familjes që erdhi në gjykatë, ndërsa nëna e të dyshuarit nuk ishte e pranishme. “Na vjen shumë keq” ishte fjala e tij para gazetarëve pas daljes nga gjykata.
Sipas nënës së tij Sona Minassian, ajo tregoi i biri kishte Sindromën e Aspergerit, një formë autizmi.

Ndërkohë, kryeministri kanadez Justin Trudeau u shpreh se autoritetet nuk shohin kërcënim të sigurisë kombëtare. Trudeau tha se Kanadaja do të bëjë gjithçka që mundet për t'i mbajtur qytetarët e saj të sigurt, duke  qëndruar besnikë ndaj vlerave të saj.

/b.ha./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë

Krishtlindjet/ Shqiptarët për Report Tv: Gëzuar, mbarësi e harmoni për të gjithë