Masakra në Kfar Aza/ Historia e ribashkimit të babait dhe vajzës që nuk e kishte parë për gjashtë vjet: Zemra ime ndaloi

Masakra në Kfar Aza/ Historia e ribashkimit të babait dhe vajzës që nuk e kishte parë për gjashtë vjet: Zemra ime ndaloi

22-vjeçarja Neta Portal

Nuk kanë fund historitë e tmerrshme që dalin në dritë që tregojnë martirizimin e qindra civilëve kur anëtarët e Hamasit sulmuan Izraelin të shtunën e kaluar. Së fundmi, BBC sjell rrëfimin e 22-vjeçares Neta Portal në një spital në Tel Aviv, ku mjekët i kanë hequr me kujdes 6 plumbat nga këmbët, 5 në njërën dhe 1 në tjerën, e cila kishte 6 vite që nuk ishte takuar me babanë e saj. 22-vjeçarja u hodh nga dritarja dhe kishte humbur vetëdijen kur agresorët e armatosur të Hamasit hapën zjarr ndaj tyre.

Teksa dridhej, ajo ka rikujtuar ngjarjen duke u shprehur se pasi personat e armatosur hynë në dhomën e sigurt të banorëve dhe hapën zjarr për herë të parë, në ato momente ajo kishte rrëshqitur dhe humbur vetëdijen.

Ajo tha se në momentin që kishte hapur dritaren e shtëpisë kishte parë 15 terroristë teksa qëndronin në një makinë duke pirë cigare dhe me armë në duar. Ajo tha se të gjithë njerëzit ishin shumë të frikësuar, teksa ata filluan duke qëlluar njerëzit, mes tyre dhe fëmijë.

“Ata po qëllonin njerëzit, fëmijët. Njerëzit bërtisnin; Ju lutem jo, jo!. U përpoqa të zgjohesha sepse nuk doja të vdisja. Santi më tha: Neta, të lutem hape dritaren, të lutem kërce. Fillova të hap dritaren dhe pashë 10 ose 15 terroristë. Ata po qëndronin në një makinë me një automatik të madh, duke pirë cigare dhe duke qeshur sikur të ishin me pushime. Terroristët na panë dhe filluan të qëllonin sikur të ishim asgjë”, tha Neta, ku pranë saj teksa tregonte historinë ishte edhe i dashuri i saj Santiago.

Çifti kishte kaluar katër muaj në Kfar Aza, një vend që ata e cilësojnë si më të bukurin në botë.

Gazetari i BBC e pyet Netën se si mendon, nëse qeveria izraelite duhet t’i përgjigjet masakrës së komunitetit të saj dhe mizorive të tjera. Pikërisht në këtë pikë, shqetësimi i saj i luhatshëm kthehet në zemërim të thellë.

“Ju doni të vërtetën? Unë nuk e dua më Hamasin në jetën time. Ne duhet t’i shkatërrojmë ata një nga një. Ne duhet të jemi të fortë”, tha Neta.

Gjithashtu në spital dhe i ulur në krah të vajzës së tij, Shimon Portal, i cili ka rrëfyer se ai kishte marrë një mesazh nga vajza e tij teksa ajo i kishte dërguar vendodhjen.

Ai tha se pasi kishte arritur në vendodhjen e nisur nga vajza e tij, ai i kishte bërë thirrje vajzës së tij në gjuhën hibrike dhe 3 fëmijët kishin hyrë direkte në makinë n e tij. Ai tha se “dy terroristë dolën nga shtëpitë dhe qëlluan mbi ne”

"Zemra ime ndaloi. Truri im filloi të rrotullohej. Unë isha i çmendur. Papritur, tre fëmijë vrapuan drejt makinës sime, sepse më kishin dëgjuar duke bërtitur në hebraisht. Dhe unë hapa derën. Ata filluan të futen përpara, por dy terroristë dolën nga shtëpitë dhe qëlluan mbi ne. Më pas gjeta dhe vajzën time dhe e futa në pjesën e pasme të makinës së bashku me Santiagon, i cili gjithashtu ishte qëlluar në këmbë. Ne shkuan në spitalin më të afërt”, tha Portal.

S.S/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Arrestohen 3 të dyshuar për vrasjen e rabinit izraelito-moldav në Abu Dhabi

Arrestohen 3 të dyshuar për vrasjen e rabinit izraelito-moldav në Abu Dhabi